Gazetari the ish-diplomati, Ylber Hysa, tha se Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut, me në krye Hristijan Mickoskin, është duke bërë hapa prapa në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropan.
“Pikërisht kjo Maqedoni që e shihte marrëveshjen e Ohrit si model, e cila arriti që ta bëjë Maqedoninë të jetë në NATO, dhe e cila hapi rrugët për të qenë pjesë e BE-së, në një mënyrë u ndërpre nga kjo qeveri e sotme, e një gjenerate të re të VMRO-s e udhëhequr nga Micskosi, i cili me një agjendë të theksuar antishqiptare, antievropiane dhe proserbe në mënyrë serioze po e sfidon dhe kanosë të gjitha arritjet e Maqedonisë Veriore”, tha Hysa në Rubikon të Klan Kosovës.
Hysa kritikoi ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për ndërhyrjen në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut, derisa u shpreh i habitur me mbështetjen e Kurtit ndaj Mickoskit, për të cilin tha se ka agjendë të theksuar antishqiptare dhe proserbe.
“Erdhi në pushtet me ndihmën direkte të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili është për tu habitur se si ka vendosur aq të vrazhdë të ndërhyjë në proceset në Maqedoni, të përkrahë një njeri si Mickoski, i cili udhëheqë një politikë serioze antishqiptare, i cili cenon çështjen e gjuhës shqipe, i cili ka cenuar marrëveshje e Badinterit, pra të prezantimit të favorizuar të shqiptarëve dhe i cili nuk fshehë një afinitet serioz karshi Beogradit, domethënë është për t’u çuditur se çka e ka lidhur Kurtin me Mickosin”, tha Hysa