Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Hykmete, kërko falje”, “Kështu ja ke huqë krejt ligjeve ”, përplasën Haxhiu e Bajrami

    15/03/2025 00:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka dedikuar një shkrim në profilin e saj në Facebook, Hykmete Bajramit. Haxhiu e bëri këtë reagim pas një postimi të deputetes së LDK’së, rreth Ligjit për Qeverinë ku thuhet se të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para se të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Haxhiu në postimin e saj drejtuar Bajramit, i ka thënë kësaj të fundit që të moj ngatërroj gjërat.

    Ajo ka thënë edhe se shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara dhe të ndryshme.

    ‘‘Hykmete, mos i ngatërro gjërat si zakonisht. Shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara dhe të ndryshme. Nesër mund të bëhet shpallja e rezultateve, jo certifikimi’’, ka shkruar ajo.

    I menjëhershëm ishte reagimi i deputetes se LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila i ka replikuar asaj.

    “Albulenë ty të marrë seriozisht veç kur të përgjigjësh në këtë vidoe, përndryshe komentet tua pa ditë çka kam shkru, duke lexu vetëm tituj nuk i marr seriozisht”, shkroi ajo.

    Bajrami ka bashkangjitur një video të ish-kryetares se Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka e cila fliste aty për arsyet e rrëzimit të ligjit që rregullon çmimet në treg.

    “Ligji që rregullon çmimet në treg është rrezuar për shkak se ia ka lënë kontrollin kryeministrit e ministrit, e jo ndonjë organi te pavarur. Aryseja e dytë: Është krijuar ligj i ri pa u shfuqizuar ligji aktual për tregti të brendshme. Kjo krijon pasiguri juridike”, deklaronte ajo.

    Në anën tjetër edhe Haxhiu nuk e la pa ia kthyer komentin Bajramit, ndonëse i iku pyetjes: Pasi të kesh kërkuar falje për huqjen do të mund të përgjigjem.

    E tëra nuk përfundoi këtu pasi Bajrami i reagoi sërish Haxhiut duke i thënë “kur ja kam huq kqyre ligjin qysh e kam shkru. Unë kam thënë nëse rezultatet certifikohen nesër duhet me dhanë dorëheqje sonte. A e kupton fjalën “nëse”? Me siguri jo, se kështu ja ke huqë me krejt ligjet që 4 vite”. 

    E përgjigjja e ministres Haxhiu ishte vetëm “Natën e mirë”. 

    Ndryshe, sipas Ligjit për Qeverinë që ka hyrë në fuqi në nëntorin e vitit 2022, të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar që drejton kreu i LVV-së, Albin Kurti, e të cilët kanë arritur të fitojnë mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur deputet, duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para se të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Artikuj të ngjashëm

    Pretendimet për ngacmime seksuale në veri, Haxhiu mbledh përfaqësuesit e Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë

    Gjenden mbetjet mortore të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë

    Haxhiu: Pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, u mundësua gjykimi në mungesë

    Të Fundit

    “Qitu e ndreq kollaj”, dikush e këshillon Fitore Pacollin si të gjenerojë postime të rreme me komente? – FOTO

    Tentim për kontrabandë në Bërnjak: Kapen insekticide të padeklaruara me origjinë nga Serbia

    Cakolli: Dehari duhet të zëvendësohet – deputetëve iu cenua e drejta për të votuar

    Gashi: Procedura për zgjedhjen e kryetarit është e qartë se duhet të bëhet në votim të hapur

    Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën 12-vjeçe, arrestohet 36 vjeçari

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.