“ËSHTË MESNATË!!! MILIARDA DOLLARË NGA TARIFAT PO RRJEDHIN TANI NË SHBA!,” shkroi Trump në rrjete sociale pak minuta para afatit në Washington, DC.
SHBA i vendosi Indisë një tarifë prej 50%, që do të hyjë në fuqi më 27 gusht nëse nuk ndalon blerjen e naftës ruse.
Trump gjithashtu kërcënoi me një tarifë 100% për çipat kompjuterikë të prodhuar jashtë SHBA-së, duke nxitur kompanitë teknologjike të investojnë brenda vendit. Apple njoftoi një investim prej 100 miliardë dollarësh në SHBA pas presionit nga Shtëpia e Bardhë.
Javën e kaluar, administrata Trump publikoi një listë të re tarifash për dhjetëra partnerë tregtarë dhe shtyu afatin për marrëveshje dypalëshe deri më 7 gusht.
Sipas Trump, qëllimi i këtyre politikave është “barazia tregtare” dhe mbrojtja e ekonomisë amerikane, raporton BBC.
Ekonomitë e Azisë Juglindore, si Laosi dhe Myanmari, u goditën rëndë me tarifa deri në 40%. Ekspertët thonë se shumica e vendeve të prekura kanë lidhje tregtare të ngushta me Kinën.
Megjithatë, disa vende të mëdha si Britania, Japonia dhe Koreja e Jugut arritën marrëveshje për tarifa më të ulëta. BE-ja pranoi një tarifë prej 15%.
Tajvani u godit me tarifë 20%, por presidenti i saj tha se kjo është e përkohshme dhe bisedimet me SHBA-në vazhdojnë.
Kanadasë iu rrit tarifa nga 25% në 35% për shkak të “mosbashkëpunimit” në ndalimin e drogave, sipas Trump. Por shumica e eksporteve kanadeze përjashtohen nga tarifa për shkak të marrëveshjes USMCA.
Tarifat për Meksikën janë pezulluar për 90 ditë ndërsa vazhdojnë negociatat.