Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

    24/08/2024 21:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefi i politikës ë jashtme hungareze tha të shtunën se vendimi i Komisionit Evropian për të mos ndërmjetësuar në një mosmarrëveshje mbi bllokimin e furnizimeve me naftë nga Rusia nëpërmjet Ukrainës drejt vendit të tij, lë të kuptosh se Brukseli qëndronte pas bllokimit.

    Hungaria dhe Sllovakia kanë protestuar që kur Ukraina e vendosi në qershor prodhuesin rus të naftës, Lukoil, në një listë sanksionesh, duke ndaluar kalimin e naftës ruse nëpër territorin ukrainas drejt rafinerive sllovake dhe hungareze.

    Akuza pa prova nga Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, vjen një ditë pasi Komisioni Evropian refuzoi një kërkesë nga Hungaria dhe Sllovakia për të ndërmjetësuar me Ukrainën lidhur me sanksionet në fjalë.

    “Fakti që Komisioni Evropian deklaroi se nuk ishte i gatshëm të ndihmonte për të siguruar furnizimin e Hungarisë dhe Sllovakisë me energji, sugjeron se urdhri u dërgua nga Brukseli në Kiev për të shkaktuar sfida dhe probleme në furnizimin me energji të Hungarisë dhe Sllovakisë”, tha zoti Szijjarto gjatë një takimi.

    Një zëdhënës i Komisionit Evropian nuk pranoi të komentonte lidhur me akuzat e zotit Szijjarto.

    KE, i cili e ka mbështetur Ukrainë që nga fillimi i agresionit të Rusisë në vitin 2022, u ka kërkuar vazhdimisht vendeve të BE-së që t’i japin fund varësisë nga furnizimet me energji nga Moska. BE-ja ka vendosur sanksione ndaj shumicës së importeve të naftës ruse.

    Të premten, një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se nuk kishte tregues se sanksionet e Ukrainës kishin rrezikuar furnizimin e vendeve evropiane me energji, ndërsa nafta ruse vazhdon të transportohet përmes tubacionit Druzhba, i cili gjithashtu lidh Rusinë me Sllovakinë dhe Hungarinë duke kaluar nëpërmjet territorit të Ukrainës. Deri në publikimin e lajmit nuk ka patur reagime nga qeveria ukrainase.

    Sllovakia dhe Hungaria janë vende anëtare të bllokut dhe e kanë kundërshtuar ndihmën ushtarake të aleatëve perëndimorë për Ukrainën, ndërsa ai vend lufton kundër pushtuesve rusë.

    Dega jugore e tubacionit kalon përmes Ukrainës në Republikën Çeke, Sllovaki dhe Hungari dhe ka shërbyer si burimi kryesor i furnizimit të rafinerive të tyre për vite me radhë.

    Muajin e kaluar zoti Szijjarto bëri komente të ngjashme ndërsa e akuzoi Komisionin Evropian për shantazh lidhur me mosmarrëveshjen për naftën, duke thënë se ndoshta “Brukseli, jo Kievi, ishte ai që kurdisi gjithçka”.

    Një zyrtar i qeverisë hungareze tha të enjten se kompania hungareze e naftës “MOL” ishte në fazat përfundimtare të diskutimeve për të krijuar një mënyrë që do të siguronte furnizimin me naftë të papërpunuar nga Rusia. /VOA

    Artikuj të ngjashëm

    Hungaria humb zyrtarisht fondet e BE-së në vlerën e 1 miliard eurove

    Szijarto: Hungaria s’do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, s’i kontribuon dialogut

    Kosova kërkon ndihmën e Hungarisë për anëtarësim në KiE

    Të Fundit

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.