Ish-deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, tashmë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli ka treguar arsyet e largimit të tij nga ky subjekt, shkruan GazetaDemos.
Ai në një intervistë për Demos ka thënë se bindjet e tij me Vetëvendosjen kanë ndryshuar, dhe sipas tij, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nuk ka bërë ndryshime pozitive në jetën e qytetarëve të vendit.
Sipas Humollit, ka edhe deputetë të tjerë të Vetëvendosjes që nuk janë të kënaqur me punën e Qeverisë.
‘’Kam biseduar edhe me deputetët e tjerë, edhe të Vetëvendosjes por edhe jashtë saj dhe asnjë prej deputetëve nuk është i kënaqshëm me gjendjen aktuale siç është’’.
‘’Jam duke shpresuar se shumë shpejt prej grupit të Lëvizjes Vetëvendosje ka me pas deputetë që kanë me reflektu, sepse nuk e ka marrë besimin për me ndërtu kult të individit por kanë marrë besimin e qytetarëve me i zgjedh problemet e qytetarëve’’, tha ai për Demos.
Tutje ai tregon se i ka ofruar program Kurtit por që ky i fundit nuk e ka marrë parasysh.
‘’I kam ofruar program të punës konkret, kam pasë 3 kushte që janë bërë edhe publike arsyet pse edhe kam hyrë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, me qellim të thjeshtë që me i ndihmu lëvizje, me qenë praktike në terren, jam praktik në terren dhe nuk bëj teorina, kam besu se duke punuar praktikisht në fshatra të cilat na kanë ndihmu në kohën e luftës dhe e ka obligim qeveria me zhvillu fshatin’’.
Ai tregon se ka kërkuar nga Kurti ndërtimin e 1000 shtallave, serave nga 1 hektarë, edhe 2 hektarë e gjysmë pemë që të lidhet direkt shtalla me serën e deri tek pemët, projekt i cili ka kushtuar një shumë prej 400 mijë euro, por që nuk është realizuar.
Humolli për Demos thotë se nga që Kurti nuk i ka marrë për bazë mendimet e tij për çështje të caktuara, ka filluar të mendojë se është i pafrytshëm brenda partisë e që e qoi deri në marrjen e vendimit për t’u tërhequr.
‘’Te strategjia për mbrojtje dhe siguri nuk i ka marrë mendimet tona që besoj që kam informacione dhe një përvojë dhe të kaluarës time, i ka neglizhu mendimet tona dhe mu ka dashtë me pa vetën se jam i pafrytshëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje, atëherë unë se kom marrë besimin e qytetarëve me nejt kot, më duhet me punu, ashtu siç jemi marrë vesh me elektoratin’’, tha Humolli për Demos.
Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni këtu: