Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka folur për rastin e ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë, shkruan GazetaDemos.
Humolli në një intervistë për GazetënDemos, ka thënë se shtabi i UÇK-së po akuzohet si një organizatë kriminale dhe se prokurorët në Hagë sipas tij po bashkëpunojnë me Serbinë.
‘’Shtabi i UÇK-së, po akuzohet sikur UÇK-ja ka qenë një organizatë kriminale.As Serbia nuk ka bërë këso akuza siç kanë bërë miqtë e Serbisë.Prokuroria e Hagës, krejt landët që i ka ngritë i ka ngritë në bashkëpunim me Serbinë, nuk ka bashkëpunuar me prokurorë shqiptarë, nuk ka bashkëpunu me qytetarët tanë’’, tha ish-deputeti Humolli.
Ai tutje ka komentuar paraqitjen e dëshmitarëve në Hagë e që po bëhet në mënyrë të mbyllur duke theksuar se ky është ofendim për popullin e Kosovës.
‘’Të gjithë dëshmitarët janë të msheftë, nëse janë krejt dëshmitarët e msheftë edhe mënyra qysh i fshehin prej popullit tonë, po e ofendojnë popullin tonë, gjoja populli jonë është kriminal, e nëse tregohen dëshmitarët populli jonë e vret atë viktimë.Populli jonë hisotrikishit e ka mbrojtë viktimën, familjes shqiptare, nëse i ka kërku besë edhe krimineli më i madh, e ka gjetë strehën për të.Kjo gjykatë po e ofendon kulturën tonë’’, thotë Humolli për Demos.
Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni këtu: