Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hulumtim shkencor: Varianti Delta është më rezistent ndaj një doze të vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca

    30/08/2021 13:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Që nga përhapja e SARS-CoV-2, që filloi në Kinë në Dhjetor të vitit 2019, mutacionet gjenetike të virusit krijuan variante të ndryshme të cilat “sillen më ndryshe” se paraardhësit e tyre.

    Kur një virus infekton një qelizë dhe pastaj riprodhohet duke përdorur mekanizmin e qelizës, mund të ndodhin gabime. Me kalimin e kohës, këto gabime mund të gjenerojnë mutacione në materialin gjenetik të virusit.

    Në rastet kur virusi ka një ose më shumë mutacione që e modifikojnë atë, shfaqet një variant. Variantet e reja mund të jenë më infektive dhe më rezistente ndaj vaksinave.

    Disa ndryshime në proteinat që formojnë tipin e virusit mund të ndikojnë në zhvillimin e antitrupave pas një infeksioni ose në mënyrën se si një vaksinë e neutralizon atë.

    Ndër variantet e reja SARS-CoV-2, lloji Delta u identifikua në Indi në Tetor të vitit 2020.
    Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ai më pas u përhap me shpejtësi dhe tashmë është paraqitur në 111 shtete të ndryshme të botës.

    Në një punim të fundit të botuar në Nature, Schwartz dhe kolegët e tij nga Instituti Pasteur në Francë, shqyrtuan “reagimin” e variantit të ri – Delta ndaj vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca.

    Studiuesit izoluan një mostër të variantit nga një udhëtar që kthehej nga India. Ata analizuan reagimin në 109 pacientë të infektuar me llojin e parë të SARS-CoV-2 dhe në 59 që morën dozën e parë të vaksinave. Gjetjet e tyre treguan se antitrupat e pranishëm tek njerëzit me një infeksion të mëparshëm ose nga vaksinat nuk mund të synonin dhe neutralizonin variantin Delta, që do të thotë se ato ishin më pak efektive kundër këtij lloji të ri.

    Analiza gjenetike e variantit Delta tregon se ai përmban nëntë mutacione të reja, duke përfshirë shtatë në gjenet që kodifikojnë për pjesë të ndryshme të proteinës spike që lejon virusin të hyjë në qeliza.

    Meqenëse antitrupat kundër virusit njohin proteinën spike, mutacionet mund ta bëjnë virusin më rezistent, duke shmangur mundësinë e identifikimit dhe shënjestrimin nga vaksinat.

    Schwartz dhe kolegët e tij zbuluan se ndonëse një dozë e vaksinës nuk ishte e mjaftueshme për të neutralizuar llojin Delta, marrja e dy dozave tregoi një efektivitet prej 95%.

    Ata gjithashtu zbuluan se vaksinimi i njerëzve që më parë ishin të infektuar me variantin Alpha ishte më efektiv kundër variantit Delta.
    Për më tepër, reagimi i tyre imunitar ishte edhe më i lartë se mesatarja.

    Varianti i ri Delta duket të jetë më infektiv dhe të përhapet me më shpejtësi në krahasim me variantin Alpha.
    Pavarësisht nga këto rezultate, studiuesit treguan se vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca ishin efektive nëse mirren me dy doza.

    Marrë nga: UNITED ACADEMICS MAGAZINE, By: Sofia Polcownuk
    Përkthyer nga: Shkendije Berisha 

    Artikuj të ngjashëm

    Ursula von der Leyen paditet për negociata “private” me Pfizer

    Eurodeputeti holandez për vaksinën e Pfizer: Bota duhet ta di këtë gënjeshtër

    Mbi 500 mijë vaksina Pfizer pritet të vijnë në Kosovë

    Të Fundit

    Përfundon seanca dëgjimore ndaj pesë policëve në Lipjan, ja kur pritet të dalë vendimi

    Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

    Kurti shkon në xhami: Do të investojmë mbi 600 mijë euro në Prishtinë

    Krejt vendimet që mori Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme

    Zyrtare: Shaqir Totaj kandidon sërish për kryetar të Prizrenit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.