Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës tha se që 20 vite karrierë, nuk ka parë si ata. Kjo sipas Hoxhaj, tregon se sa të pafuqishëm janë të dy zyrtarët e BE-së.
“Fakti që Borrelli dhe Lajçaku nuk ishin në gjendje t’i bindin vendet e tyre që ta japin një votë për ta vendosur Kosovën në rend të ditës në Këshill të Evropës tregon se sa të pafuqishëm janë ndërmjetësit evropian të cilët po ashtu në karrierën time 20-vjeçare nuk kam parë të tillë”, tha ai për Tëvë1.
Hoxhaj tha se partnerët ndërkombëtar duhet të jenë më serioz në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
“Partnerët ndërkombëtar duhet të jenë serioz edhe pas marrëveshje së Ohrit. Nëse kanë qenë serioz dhe vinin disa emisarë në Prishtinë dhe thonin ky është propozimi franko-gjerman, me mbështetje ndërkombëtare dhe nëse pas kësaj marrëveshje Serbia sillet njëjtë me Kosovën në arenën ndërkombëtare sikur mos të kishte ndodhur një marrëveshje, mendoj se parterëve u takon të jenë më serioz në zbatimin e marrëveshjes…. Nuk po shoh deri tash vendosmëri as të Kurtit të Vuçiqit jo se jo, por as të partnerëve tanë që këtë marrëveshje ta shndërrojnë në realitet”