sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hoxhaj: Nuk jam kandidat për kryetar, vendimi im në të mirë të PDK-së dhe në mbështetje të lidershipit të ri

    01/07/2021 15:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka folur për procesin përgatitor të Konventës, nevojën e hapjes së partisë dhe mbështetjen që do t’i jep ai lidershipit të ri të dal nga ky proces. Hoxhaj ka falendëruar të gjitha strukturat partiake për mbështetjen duke thënë se ishte pjesë e fitoreve madhështore të PDK-së, por pati edhe fatin që ta udhëheq në momentet më kritike të ekzistencës së saj.

    “E kam marrë udhëheqjen e përkohshme të PDK-së në një moment të vështirë si për vendin tonë, ashtu edhe për vet PDK-në. Qëllimi im ka qenë që PDK-ja të bëhet gati për tu përballur me sfidat që sjell qeverisja autoritare dhe izolacioniste e Albin Kurtit.Partia Demokratike e Kosovës e ka trashëgiminë nga lufta çlirimtare, pavarësimi i vendit dhe shtet-ndërtimi. Këto shtylla të PDK-së e vendosin partinë tonë si bartëse të betejës politike ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes – të cilët nuk e kanë asnjë trashëgimi në rrugëtimin e Kosovës. Përkundrazi kanë qenë pengesë dhe bllokuese të vendit” ka thënë Hoxhaj.

    Po ashtu, ai ka shtuar se beson që PDK-ja ka nevojë të hapet si parti, të reflektoj për ndryshimet në vend dhe të udhëheq betejën për demaskimin dhe largimin e Albin Kurtit nga pushteti.

    “Sot ne kemi njërën prej qeverive më të rrezikshme në vend. Qeveri e cila ka synim ta kthej mbrapshtë çdo të arritur të këtij vendi, ta izoloj shtetin tonë dhe të vendos një sundim autoritar. Prandaj nuk duhet të heshtim. PDK-ja duhet t’i mbroj arrijtjet e këtij vendi që janë arritje edhe të qytetarëve të Kosovës. Nga e shtuna, PDK-ja e hap një kapitull të ri. Ky kapitull duhet të shënoj rikthimin e PDK-së dhe trasoj vizionin për të ardhmen e partisë dhe të vendit. Krejt përvojën, dijen dhe përkushtimin do t’ia dedikoj forcimit, konsolidimit dhe rikthimit të PDK-së si parti fituese. PDK-ja është partia më reformatore në Kosovë. Gjithmonë ka ditur ta gjej rrugën përpara, të ripërtërihet me njerëz dhe kapacitete të reja” ka thënë ai. Në fund ai ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat për kryetar të PDK-së dhe vendimi është në të mirë të PDK-së.

    “Me PDK-në kam rrugëtuar në momentet më të mira të saj, në fitoret madhështore. Por ishte edhe fati im që ta udhëheq në momentet më kritike të ekzsitencës së saj. Që nga këto zgjedhje e deri më sot kam punuar me energjitë e fundit; kam punuar me shpirt për PDK-në, për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për elektoratin e PDK-së. Një Kosovë më e mirë është ambicia ime e përhershme. Unë nuk jam kandidat për kryetar të partisë. Nuk është ikje nga gara, as nga përgjegjësia, as nga puna dhe përkushtimi. Vendimi im sot është në vijë me vendimet e mija që gjithmonë i kam marrë në PDK. Ky vendim është në të mirë të PDK-së” ka thënë ai.

     

    Artikuj të ngjashëm

    Hoxhaj: Draft-asociacioni i Ramës duhet të ketë mbështetje në Kosovë

    Nuk kalon rezoluta e PDK-së për shkarkimin e ministres Hajdari

    Krasniqi: Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci janë në shërbim të qytetarëve, të komunave të tyre dhe të shtetit të Kosovës

    Të Fundit

    Ironizon Kajtazi: Luani ka filluar të zbutet

    Aksident i rëndë në Shtërpcë, ka të lënduar

    Ministrit Liburn Aliu nuk i lejohet ta takojë kryetarin e Leposaviqit, KFOR-i e kthen prapa

    Rexhepi: Në projektet infrastrukturore do të përfshihen edhe qasja për personat me nevoja të veçanta

    Kryetari i Zveçanit thotë se e ka formuar kabinetin, s’i bën publik emrat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.