Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hoxha: Qasja favorizuese e Perëndimit ka inkurajuar sjelljen agresive të Serbisë

    02/10/2024 21:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxha, ka njoftuar për pjesëmarrjen e tij në një panel të organizuar nga Instituti Octopus në konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë, në gjeopolitikën evropiane”.

    Duke përmendur krizat në rritje në Gaza, Ukrainë dhe sulmin e fundit të Iranit kundër Izraelit, Hoxha theksoi paparashikueshmërinë e këtyre kohërave. Ai theksoi ndër të tjera se lufta në Ukrainë gjithashtu ka rindezur “ambicjet hegjemoniste”.

    Hoxha ka kritikuar më tej qasjen e Perëndimit ndaj shtetit serb. Ai argumentoi se kjo qasje ka trimëruar agresionin e Serbisë.

    “Qasja e Perëndimit, shpesh duke favorizuar zbutjen e Serbisë, nuk arrin të përballet me këto veprime destabilizuese. Kjo politikë inkurajon sjelljen agresive të Serbisë duke minuar sovranitetin e fituar me vështirësi të Kosovës, por edhe atë të Malit të Zi dhe të Bosnjes! Perëndimi ka ndërtuar një rend evropian në Ballkan me hartën e shteteve të pavaruara, ku Mali i Zi në 2006 dhe Kosova në 2008 ishin të fundit, duke ndjekuar një politikë të parimeve dhe të vijave të kuqe! Ku janë sot vijat e kuqe të perëndimit për Serbinë?” – tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Behrami: Shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend Kurtit duhet t’i zëvendësohet me paraqitje në polici dhe në prokurori

    Deklaratat për Thaçin e Veselin, Shala: Personalitetet si Kurti, historia i njeh si figura pa etikë politike

    Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.