Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hoxha për Kurtin: Dosido është dashur ta pres sot Edi Ramën

    10/06/2024 21:25
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeministri, Albin Kurti, nuk u takua më homologun e tij shqiptar, Edi Ramën, ndonëse ky i fundit ndodhet në Prishtinë. Nga Zyra e Kryeministrit kanë dhënë një shpjegim për këtë, teksa s’kanë harruar as të ironizojnë, duke thënë se Rama po i takon ata “që ka nevojë t’i rregullojë raportet”.

    “Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet”, thuhet në reagimin e Qeverisë për “A2CNN”.

    “Cinik, i gabuar dhe krejt kot“, kështu e ka quajtur analisti, Ylli Hoxha reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ku ky i fundit deklaroi se Rama po i takon ata “që ka nevojë t’i rregullojë raportet”.

    Madje, Hoxha tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti është dashtë me e prit dosido kryeministrin shqiptar Edi Ramën, pavarësisht gjithçkaje sepse Shqipëria është shteti që Kosova ka më së shumti interesa dhe ndërlidhje se me këdo tjetër.

    “Kryeministri Kurti është dashtë me prit dosido Ramën sot. Pa marrë parasysh krejt konfliktet, është e papranueshme që një kryeministër i një shteti evropian të vijë në Prishtinë, e kryeministri jonë të jetë në Prishtinë e të mos pranojë. Lëre më kur bëhet fjalë për shtetin e Shqipërisë, që kemi interesa të mëdhaja dhe ndërlidhje se më këdo tjetër”, u shpreh Hoxha në “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini.

    “Ky manifestim dhe ky tregim i zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut është krejtësisht i gabuar, cinik dhe krejt kot. Nuk guxon me i ndodh Kosovës dhe Shqipërisë kjo situatë. Është e papranueshme”, deklaroi Hoxha.

    Artikuj të ngjashëm

    Hoxha: Hapja e urës s’është kundër bashkësisë ndërkombëtare, është zbatim i marrëveshjes

    Hoxha: Opozita propozoi 26 janarin për zgjedhje pasi është muaji më depresiv për qytetarët

    Hoxha: Kurti e bëri nervoz Borrellin duke anuluar takimin trepalësh

    Të Fundit

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.