Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hoxha për kërkesat e ndërkombëtarëve: Janë në favor të Kosovës

    06/06/2023 21:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kërkesat e ndërkombëtarëve sa i përket çështjes së veriut, sipas Yll Hoxhës, nuk shkojnë në disfavor të Kosovës. Ai në “Debat Plus”, tha se tri kërkesat e tyre, siç janë mbajtja e zgjedhjeve komunale në veri, pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje dhe shpejtimi i zbatimit të marrëveshjes, janë të gjitha në favor të Kosovës.

    Hoxha tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës, në veri janë bërë për ta rikthyer vëmendjen te zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

    “Kërkesat që kanë dalë nga BE dhe ndërmjetësuesit, nuk janë në disfavor të Kosovës, deeskalimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve në veri me pjesëmarrje të serbëve, zbatimi i marrëveshjes, të trijat janë në interes të Kosovës. Hipoteza ime pa informata, pse kam konsideru pse kryeministri ka pasur nevojë ta nxisë një problem në mënyrë që me rikthy vëmendjen te zbatimi i saj, kam konsideru që është pengesa që Serbia ka bërë në zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë ai.

    Hoxha, theksoi se marrëveshja e Ohrit, duhet të zbatohet në tërësi dhe se Asociacioni duhet të formohet sipas kushteve të marrëveshjes.

    Ai tha se Serbia duhet të dënohet për shkeljen e marrëveshjes dhe se një gjë e tillë më nuk duhet të tolerohet.

    “Ajo duhet të zbatohet në tërësi, nuk ka nen që e mbizotëron dytin apo tretin. Asociacioni duhet të bëhet si pjesë implementimi të përgjithshëm të kushteve të marrëveshjes. Shkelja që e bën Seria në KiE, në zgjedhje, nuk duhet të tolerohen. Obligimi për Asociacionin duhet të merret seriozisht. Nëse kemi mbërri që deri në fund të kësaj jave, të kemi një bashkësi ndërkombëtare që e shikon këtë situatë në mënyrë agresive, dhe na kërcënon me ultimatum të dy palët, mendoj që është arritur progresi dhe duhet Qeveria të kthehet prapa”, ka thënë ai.

    Artikuj të ngjashëm

    KOSOVA fiton bindshëm ndaj Islandës

    Ja super gooli që shënoi Devolla

    Përçahen aleancat: Ku të mbështetet Kosova?

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.