Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e ka vizituar Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë.
“E shijova së tepërmi vizitën time në Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë për të parë xhudistët elitarë kosovarë duke u stërvitur”, ka shkruar Hovenieri në Twitter.
“Munda që t’i uroj kampionet olimpike të Kosovës – pres që t’i shoh këta sportistë të garojnë në Paris më 2024”.