Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hovenier me stafin e Ambasadës, një minutë heshtje për kolegët që ranë gjatë shërbimit jashtë vendit

    03/05/2024 13:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me kolegët e tij nga ambasada sot kanë mbajtur një minutë heshtje përpara hyrjes së ambasadës.

    Hovenier tha se sot ambasada e ShBA-së në Prishtinë iu bashkua kolegëve nga e gjithë bota për të mbajtur një minutë heshtjeje në nderim të kolegëve të tyre të Shërbimit të jashtëm që humbën jetën gjatë shërbimit jashtë vendit.

    “Sot Ambasada në Prishtinë iu bashkua kolegëve në mbarë botën për të mbajtur një moment heshtjeje për të nderuar kujtimet e kolegëve tanë të Shërbimit të Jashtëm që humbën jetën gjatë shërbimit për Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. I jemi mirënjohës për shërbimin dhe sakrificën e tyre dhe i kujtojmë me krenari në këtë Ditë të Punëve të Jashtme”, shkroi Hovenier, transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu, gjatë ditës ambasada amerikane bëri të ditur se i kanë emërtuar tri salla të konferencave për nder të ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, nënoficerit të lartë, David Gibbs dhe nënoficerit tjetër të lartë, Kevin Reichert.

    Në njoftimin e ambasadës së ShBA-së në Kosovë, thuhet se emërtimi i këtyre sallave të konferencave shprehet mirënjohje për kontributin e tri figurave për avancimin e përpjekjeve të qeverisë amerikane për t’i dhënë fund fushatës së spastrimit etnik në Kosovë nga Sllobodan Millosheviqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Dokumentari i Kukës, Hovenieri: Përkushtimi i tij e vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale

    Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale

    Hovenier tregon se në takimet e O’Brien me qeveritarët pati biseda të rëndësishme

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.