Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hovenier kërkoi kryetarë teknikë, Konjufca: Roli i kryetarëve është i përcaktuar me kushtetutë

    23/05/2023 13:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka folur para gazetarëve. Një nga temat ishte edhe zgjedhja e kryetarëve të katër komunave në Veri.

    Ai u pyet për deklaratën e ambasadorit Hovenier se kryetarët në Veri duhet të kenë “rol teknik e jo politik”.

    Konjufca tha se roli i kryetarëve të komunave është i përcaktuar me Kushtetutë.

    “Rolet e kryetarëve të komunave janë të përcaktuara me Kushtetutë dhe përgjegjësitë e tyre. Unë mendoj që ata nuk duhet të kenë as më pak, as më shumë. Më pak do të ishte e paligjshme dhe do të ishte kompromis me kornizën tonë kushtetuese, me të cilën ne funksionojmë. E më shumë do të ishte grabitje e kompetencave, pra ne jemi shtet demokratik dhe po pretendojmë me funksionu me kushtetutë, rregulla e ligje më të cilat është pajtuar shoqëria. Ndoshta ambasadori dhe të tjerët kanë mendu që mund të jetë problematike më ushtru funksionin me kompetenca të plota. Mirëpo ne do të bëjmë çmos që ta kuptojnë të gjithë se po jetojmë në një shtet demokratik. Ftesa ishte shumë gjatë e hapur për Listën Serbe dhe për partitë serbe për të marrë pjesë në zgjedhje. Tash këtu nëse ka naj projekt alternativ tjetër për me sfidu Kosovën, le të na tregojnë, por nëse është për me marr pjesë në zgjedhje dhe për t’i qeverisur institucionet e Kosovës, ajo në Kosovë mund të ndodh vetëm në një mënuyrë, kur qytetarët të votojnë në mënyrë demokratike, jo me dhunë, jo me struktura paralele, jo me komanda dhe dirigjime nga Beogradi. Institucionet e Kosovës nuk udhëhiqen kështu, ato udhëhqen kur del në zgj, kur regjisrohet nga KQZ partia politike, kur dalin përfaqësuesit e kërkojnë votën dhe qytetarët ua besojnë mandatin. LS zgjodhi rrugën tjetër,  me nejt jashtë institucioneve, më organizu ndonjë rebelim sipas urdhërave të Vucicit, ne nuk mund të pajtohemi me këtë skenar. Kryetarët janë zgjedhur, do ta bëjnë betimin e tyre,njëri e bëri mbeten të tjerër. Kjo është si do të vazhdojmë përpara, nuk ka rrugë tjetër”, tha Konjufca.

    Artikuj të ngjashëm

    Dokumentari i Kukës, Hovenieri: Përkushtimi i tij e vendosi Xhudon e Kosovës në skenën globale

    Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale

    Hovenier tregon se në takimet e O’Brien me qeveritarët pati biseda të rëndësishme

    Të Fundit

    Britania e Madhe rihap ambasadën e saj në Teheran

    Përmbytjet në Teksas – numri i viktimave shkon në mbi 100

    Pishina e Gërmisë pritet të hapet sot

    Hungaria goditet nga stuhia dhe rrebeshet e shiut, aeroporti i Budapestit pezullon fluturimet

    Nxehtë edhe sot, pasdite mund të ketë edhe shi – nesër pritet destabilizim i motit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.