Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffe Hovenier, ka thënës e Darka e Lamës është një ngjarje e rëndësishme kulturore.
Më tej ai ka thënë se stafi i ambasadës amerikanë në Prishtinë ka shijuar ushqimin tradicional siç është Flija.
“Komuniteti ynë i Ambasadës shijoi flija të shijshme dhe ushqime të tjera tradicionale në një darkë speciale të korrjes/Darka e Lamës në atriumin tonë”, ka shkruar Hovenier në rrjetin social “X”
Ndërkohë për Darkën e Lamës ka thënë se Kosova ka shumë pasuri kulturore për të ofruar.
“Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore që feston frytet e punës së palodhur është gjithashtu një kujtesë e madhe e pasurisë dhe diversitetit që Kosova ka për të ofruar”, ka përfunduar ai.