Mëngjesin e së dieles, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e nisi me një numërin të dështimeve të qeverisë kosovare qysh prej nga fillimi i këtij viti.
“- Në janar u rrit tatimi në pronë për 100%.
– Nga prilli rritet energjia me 15%.
– Çmimet e konsumit mbesin të larta.
– Investimet kanë rënë në nivelin më të ulët për shumë vite.
– Rritja ekonomike ka rënë nga 10% në 3% që nuk mjafton për të mbuluar as amortizimin.
– Kursimet prej 2.5 miliardë euro në Trustin Pensional janë në mëshirë të tregut pasi Trusti nuk ka Bord.
– Banka Qendrore nga java tjetër mbetet pa Guvernator.
– Investimet kapitale të shtetit janë të papërfillshme pasi asnjë ministri nuk po punon gjë”, shkroi Hoti.
Në dritën e kësaj, ish-kryeministri Hoti konstaton se “Askush nuk flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësim. Nuk e sheh një ngjarje të vetme ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri”, derisa përfundon me pyetjen “Si u katandisëm kështu?!”.