Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Hoti: Serbia s’po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

    03/05/2024 09:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti, thotë se çështja e të pagjeturve nuk duhet e as nuk guxon të përfshihet në politika ditore.

    “Sipas mendimit tim, kjo çështje nuk duhet e as nuk guxon të përfshihet në politika ditore”, tha Hoti.

    Gërmime për të pagjeturit po bëhen në Podujevë. Ai tha se gërmimet aktualisht po bëhen në Podujevë ndërkaq pritet të fillohen edhe në katër lokacione. Poashtu ai tha se problemet në të cilat hasin janë te lokacioni i saktë.

    “Aktualisht gërmimet vazhdojnë, pritet të vazhdojnë në katër lokacione. Për momentin ekipet janë në Podujevë në gërmime. Sa u përket vështirësive apo problemeve, ne veprojmë në bazë të urdhrit të Gjykatës, së bashku me Policinë e Kosovës. Rrjedhimisht, problemet e vetme i kemi te lokacioni i saktë, varësisht nga informatat që kemi. Duke pasur parasysh terrenin dhe koordinatat që mbulojnë hapësira të vogla”, tha Hoti për Front Online.

    Gërmimet e fundit para Podujevës, ishin bërë në Therandë dhe Prizren.

    Kryetari i delegacionit të Kosovës për Personat e Pagjetur në bisedime me Serbinë, Andin Hoti tregon për Front Online se sa i përket dialogut për çështjen e të pagjeturve, janë në pritje të formimit të Komisionit të përbashkët që duhet të formohet nga Bashkimi Evropian.

    “Në raport me dialogun, jemi ende në pritje të formimit të Komisionit të përbashkët, që duhet të formohet nga BE. Nuk kemi pranuar ende asnjë informacion nga pala serbe, as për letrën e 1 Qershorit, dhe as për lokacionet që po synojmë të gërmojmë në territor të Serbisë”, tha Hoti.

    Ai tha se takime të delegacionit në fjalë nuk ka pasur që nga 31 Janari.

    “Jo nuk ka pasur takime tjera të delegacioneve që nga 31 Janari. Megjithatë, nëngrupi punues që përbën edhe mjek ligjor nga pala serbe, kanë qenë gjatë kësaj jave për gërmime bashkë me ekipet tona”, theksoi ai.

    Por, se a janë bërë përpjekje të mjaftueshme për tri vjet qeverisje sa i përket të të pagjeturve, Hoti tha kjo çështje nuk varet nga qeverisjet.

    “Nuk mendoj që çështja e personave të zhdukur, varet nga qeverisjet, prandaj nuk preferoj të përgjigjem këtu”, tha Hoti.

    Artikuj të ngjashëm

    Hoti: Serbia përmes kushtëzimit nga BE-ja do t’i dorëzojë informacionet që ka për të zhdukurit

    Andin Hoti për marrëveshjen për të pagjeturit: Moment i rëndësishëm, do t’i adresojmë shqetësimet tona

    Hoti – ndërkombëtarëve: Kushtëzojeni Serbinë që së paku ta dimë për fatin e të zhdukurve

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.