Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas rritjes së pensioneve për 20 për qind nga Qeveria, shkruan GazetaDemos.
Hoti shkruan se kjo rritje nuk është reale dhe nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit.
“Kjo nuk është rritje reale. Kjo rritje nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit. Sikur pensionet dhe skemat sociale të indeksoheshin për inflacionin, siç kam propozuar para dy vitesh, sot do të kishim situatë tjetër.”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë:
Pse pas katër vitesh në pushtet rriten pensionet?
Pse nuk u rritën kur inflacioni ishte në kulm në fund të vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023?
Kjo nuk është rritje reale. Kjo rritje nuk e mbulon as zhvlerësimin real për shkak të inflacionit.
Sikur pensionet dhe skemat sociale të indeksoheshin për inflacionin, siç kam propozuar para dy vitesh, sot do të kishim situatë tjetër.