Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë në lidhje projektligjin për sigurimet shëndëtësore, shkruan GazetaDemos.
Hoti thotë se projektligji i ri dhe ai i vitit 2014, kanë nene identike, disa prej tyre janë zgjeruar por s’kanë ndonjë ndryshim në esencë.
“Nga krahasimi nen për nen i projektligjit të ri me ligjin në fuqi të vitit 2014, vërehet se shumica e neneve janë pothuajse identike. Disa nene janë riorganizuar e janë zgjeruar, por që nuk ndryshojnë asgjë në esencë krahasuar me ligjin ekzistues. Shkalla e kontributit mbetet e njëjtë, 3.5% nga punëdhënësi dhe 3.5% nga punëtori. Është shtuar mundësia që Fondi të ofrojë sigurime shëndetësore vullnetare sikurse siguruesit e licencuar në sektorin privat. Janë definuar pak më në detaje disa elemente, në veçanti sa i përket personave të varur nga i siguruari dhe të tjerët që duhet të mbulohen me sigurim nga shteti. Shihni tabelën në vijim ku specifikohen dallimet nen për nen të projektligjit me ligjin ekzistues”, shkruan ai në Facebook.
Deputeti i LDK-së thotë se të gjitha këto mund të bëheshin më plotësim ndryshimin e ligjit, por sot duhej të kishim sigurimet shdnëtësore funksionale.
Postimi i plotë:
Projektligji i ri për sigurime shëndetësore është përgatitur për të mbuluar dështimin 4-vjeçar në shëndetësi.
Nga krahasimi nen për nen i projektligjit të ri me ligjin në fuqi të vitit 2014, vërehet se shumica e neneve janë pothuajse identike. Disa nene janë riorganizuar e janë zgjeruar, por që nuk ndryshojnë asgjë në esencë krahasuar me ligjin ekzistues. Shkalla e kontributit mbetet e njëjtë, 3.5% nga punëdhënësi dhe 3.5% nga punëtori. Është shtuar mundësia që Fondi të ofrojë sigurime shëndetësore vullnetare sikurse siguruesit e licencuar në sektorin privat. Janë definuar pak më në detaje disa elemente, në veçanti sa i përket personave të varur nga i siguruari dhe të tjerët që duhet të mbulohen me sigurim nga shteti. Shihni tabelën në vijim ku specifikohen dallimet nen për nen të projektligjit me ligjin ekzistues.
Të gjitha këto do të mund të bëheshin me plotësim-ndryshimin e ligjit. Por sot do të duhej të kishim sigurimet shëndetësore funksionale.
Pas katër vitesh në qeverisje:
1. Nuk janë funksionalizuar sigurimet shëndetësore,
2. Nuk është funksionalizuar sistemi informatik shëndetësor,
3. Është bërë kaos me listën e barnave esenciale,
4. Furnizimi me barna është joefikas,
5. Emigrimi i mjekëve dhe stafit ndihmës mjekësor është 50% më i lartë se para vitit 2021 ,
6. Buxheti për shëndetësi është larg nivelit të kërkuar me standarde evropiane, ku Kosova shpenzon vetëm 3.5% të PBB-së në shëndetësi, krahasuar me 6% të PBB-së sa janë standardet evropiane,
7. Investimet kapitale janë tepër të ulëta për të arritur modernizimin e institucioneve shëndetësore.