Lajme

Hoti: Prizreni nuk ka nevojë për premtime boshe, por për punë konkrete dhe rezultate të dukshme

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin Driton Selmanaj në garën për kryetar të Prizrenit.

Sipas Hotit, qyteti ka nevojë për një udhëheqës me përvojë dhe përkushtim ndaj interesit publik, dhe Selmanaj përfaqëson pikërisht atë profil.


Ai theksoi rëndësinë e qeverisjes së ndershme dhe transparente, ndërsa vlerësoi vizionin e Selmanajt për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe nxitjen e ekonomisë lokale.

“Ky është momenti për ndryshim – dhe ndryshimi fillon me një kryetar si Dritoni,” ka shkruar Hoti.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button