Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar sot gazetarin dhe njëherit bashkëpuntorin e Dr. Ibrahim Rugovës, Enver Malokun në 24 vjetorin e vrasjes, shkruan GazetaDemos.
Hoti shkruan se veprimtaria e bujshme për liri dhe pavarësi e portretizojnë më së miri jetën e Malokut.
Tutje thotë se LDK-ja e vlerëson shumë kontributin e tij për liri dhe pavarësi.
Postimi i plotë:
Sot, përkujtojmë intelektualin, patriotin, gazetarin dhe bashkëpunëtorin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Enver Malokun. Veprimtaria e tij e bujshme për liri dhe pavarësi e portretizojnë më së miri jetën e Enver Malokut. Vrasja e tij ishte vrasje e fjalës së lirë e tentim për të ndalur rrugën e lirisë dhe pavarësisë. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson shumë kontributin e tij për liri dhe pavarësi.
I përhershëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e Enver Malokut!