Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hoti: Lidhja Demokratike e Kosovës, do ta udhëheq qeverinë e ardhshme, nuk ka hapsirë bashkëpunimi me LVV-në

    09/11/2024 20:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, është i bindur se Lidhjes Demokratike të Kosovës do i rikthehet besimi i qytetarëve.

    Hoti thekson se qeveria Kurti nuk e kanë meritu mbështetjen që e kanë marrë në vitin 2021.

    “Unë jam i bindur që do të na kthehet besimi, sepse ne sfidën kryesore si një parti politike e kemi që të kthejmë besimin e qytetarëve, të kthejmë votuesit të cilët në vitin 2021 pa të drejtë nuk na e dhanë besimin atëherë. Në punën që kemi bërë gjatë këtyre katër viteve në opozitë, jemi mundu të bëjm një opozitë të strukturar të argumentuar, të gjithë kolegët pa përjashtim në të gjitha fushat. Dhe kam besim me shpresë, në vecanti duke parë qeverisjen për gjatë këtyre katër viteve që për mendimin tim e bënë të qartë që këta njerëz janë jo kompetent dhe nuk e kanë meritu atë mbështetje që e kanë marrë në vitin 2021”, tha ai.

    Ndër të tjera ai thekson që Lidhja Demokratike e Kosovës, do ta udhëheq qeverinë e ardhshme por pa Lëvizjen Vetvendosje.

    “Unë nuk besoj që dikush mund të ketë përceptim të mirë pozitiv për formën që është qeverisë vendi, se si është menaxhu në procesin e dialogut në mardhëniet me jashtë me politikën ndërkombëtare ose me proceset tjera. Propaganda e qeverisë dhe e ksaj mazhornce vazhdon me qenë aktive në këtë drejtim. Por njerëzit janë duke parë së pari në xhepin e vet në buxhetin e familjes së vet, secili e dinë se sa ka pasur të ardhura më herët dhe sa ka sot. Postimet e ministrës së jashtme që u bënë publike gjatë kësaj kohe janë të papranueshme dhe e turpërojnë Kosovën. Unë jam i bindur që do të ketë ndryshim, jam i bindur që do të ketë një qeveri të re, jam i bindur që do të ketë një qeveri të re pa LVV-në. Jam i bindur që ne do ta udhëheqim qeverinë e ardhshme me një energji të re. Ne do të arrijmë të marrim besimin e mjaftueshëm të qytetarëve për ti prirë vendit për të bërë qeverinë e ardhshme. Unë pres që gara mund të jetë e ngushtë nuk jemi pa gjasa, jemi me gjasa bukur të mira”, u shpreh Hoti për GazetaBlic.


    Artikuj të ngjashëm

    Mustafa: Qasja e Vetëvendosjes është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

    Guri i LDK-së, Deharit: E gjithë Kosova e kupton Kushtetutën njëjtë, vetëm VV-ja ndryshe

    Mefa, Lutës: Ani bre ani, hajde në koalicion!

    Të Fundit

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.