sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hoti: Kurti po mashtron, ia kemi dorëzuar të gjitha dokumentet e dialogut

    07/07/2021 20:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar teksa ka thënë se u mungon dokumentacioni në lidhje me dialogun me Serbinë. Hoti u shpreh se kanë dorëzuar të gjitha dokumentet me të cilët ka punuar qeveria e tij në procesin e dialogut. Ai tha se kryeministri Kurti po mashtron me këtë gjë, ashtu si me gjithçka tjetër. “Janë dorëzuar të gjitha dokumentet me të cilat ka punu Qeveria ime me muaj të tërë në procesin e dialogut. Dhe normalisht ai në arkivën e Qeverisë ka pasë edhe dokumente të ndryshme që janë arritur në Qeverinë paraprake. Për çdogjë që unë kam bërë në Qeveri është protokoluar. Kryeministri Kurti mashtron si çdogjë tjetër. Tani më të gjithë e kanë të qartë”, u shpreh Hoti në rtv21. Kryeministri Kurti në një paraqitje televizive nga Brukseli, deklaroi se më shumë po marrin informacione nga Brukseli sesa nga ish-kryeministri Hoti, në lidhje me procesin e negociatave me palën serbe. “Është e vërtetë që neve na mungon informacioni sepse na mungon dokumentacioni. Dokumentacioni mungon, meqenëse procesi i deritanishëm i bisedimeve, ka pasur shumë drafte, shumë marrëveshje, shumë hollësi të cilët ne nuk i kemi gjetur në zyrë kur jemi kthyer sivjet”, kishte thënë Kurti

    Artikuj të ngjashëm

    BE zbaton sot vendimin për ndalimin e importit të naftës ruse

    Në Shqipëri zhduken 36 të mitur nga Siria dhe Irani

    Pagat e policëve s’u rritën, paralajmërohet ankesë (VIDEO)

    Të Fundit

    BE zbaton sot vendimin për ndalimin e importit të naftës ruse

    Në Shqipëri zhduken 36 të mitur nga Siria dhe Irani

    Pagat e policëve s’u rritën, paralajmërohet ankesë (VIDEO)

    Kurti pret në takim bashkëthemeluesin e Departamentit të Psikologjisë në UP, Moshe Landsman

    Kandidati i Nismës për kryetar komune tallet me Kurtin (VIDEO)

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.