Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hoti: Javën e ardhshme do të ketë gërmime në Prekaz, kemi dyshime për mbetje mortore

    26/10/2023 21:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se javën e ardhshme mund të ketë gërmime në fshatin Prekaz të Skënderajt.

    Ai tha se aty dyshohet se ka mbetje mortore të personave të zhdukur, si pasojë e luftës së fundit në Kosovë.

    “Lokacioni tjetër që nuk mund të them datën e saktë, por brenda një jave mund t’i fillojmë punimet, është Prekazi i Skënderajt, aty kemi dyshime të mëdha se janë disa prej personave të zhdukur, që figurojnë në listë, lokacionin e kemi shënjestruar, jemi gati t’i kryejmë gërmimet. Na ka ndihmuar komuna e Skënderajt, edhe baca Rifat [Jashari], na ka ofruar ndihmën e nevojshme. Brenda një jave do t’ia fillojmë gërmimet”, tha ai në RTV Dukagjini.

    Tutje, ai dha detaje edhe për gërmimet e së enjtes, ku në “Arbanë” të Prizrenit janë gjetur mbetje mortore, të cilat dyshohen se janë të një personi të zhdukur në luftën e fundit.

    “Sot kemi qenë në Arban të Prizrenit, kjo është si pasojë e disa hulumtimeve, me dëshmitare e dokumente, kemi arritur në konkluzion që brenda varrezave në Arban mund të jetë edhe personi i fundit, sepse ka qenë një grup prej 11 personash, 10 janë gjetur, i fundit besojmë që kemi arritur ta gjejmë sot. Kemi arritur t’i gjejmë mbetjet mortore të së paku të një individi”, tha ai.

    Hoti theksoi se deri më tani ka pasur 11 gërmime brenda territorit të Kosovës, kurse deri në fund të vitit planifikojnë të arrijnë deri në 15 gërmime.

    “Pas lokacionit në Arban, kemi vazhduar përsëri në Prizren, jo për gërmime, për shënjimin e disa vendeve, aty presim të kemi gjetje të disa personave, kemi disa lokacione të tjera, po urojmë që koha të marrë mirë. Deri në fund të vitit, 14-15 lokacione do të përfundojnë”, tha ai.

    Tutje, ai tha se ka dyshime të mëdha për varreza masive në Serbi, por që sipas tij, Serbia nuk është duke u treguar bashkëpunuese.

    Hoti theksoi se këto shqetësime ia kanë adresuar zyrtarëve evropianë.

    Artikuj të ngjashëm

    Hoti: Serbia përmes kushtëzimit nga BE-ja do t’i dorëzojë informacionet që ka për të zhdukurit

    Andin Hoti për marrëveshjen për të pagjeturit: Moment i rëndësishëm, do t’i adresojmë shqetësimet tona

    Hoti – ndërkombëtarëve: Kushtëzojeni Serbinë që së paku ta dimë për fatin e të zhdukurve

    Të Fundit

    Çitaku: Ftesa e Kurtit ishte farsë, ai takimin e cilësonte kompromis 

    Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

    Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

    Kurti: Përgjatë lumit Ibër janë 35 ura, në vjeshtë bëhen 37

    Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.