Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Hoti fajëson Kurtin për moszbatim të marrëveshjes së Washingtonit

    04/09/2024 22:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në katër vjetorin e arritjes së marrëveshjes së Washingtonit, ish -kryeministri Avdullah Hoti, nënshkruesi i kësaj marrëveshjeje me Serbinë,  ka fajësuar kryeministrin e tanishëm Albin Kurti, për moszbatim të kësaj marrëveshjeje. Hoti për RTV21 tha se në këto katër vite nuk është bërë asnjë hap për zbatimin e marrëveshjes dhe se me  këtë refuzim Kosova e humbi mundësinë e fuqizimit ekonomik si një vend qendror dhe urë lidhëse mes vendeve të rajonit dhe përtej.

    Sipas tij, marrëveshja është e vlefshme dhe ajo  do të nis të zbatohet nga qeveria e ardhshme.

    “Pasardhësi im e ka dëshmuar në vazhdimësi se është kundër kësaj marrëveshje, me fjalë e me veprime. Për të është normale një Kosovë të izoluar e nën sanksione. Nuk ka si të kuptohet ndryshe refuzimi i tij për të zbatuar këtë marrëveshje, sidomos kur administrata e re amerikane në fillim të vitit 2021 e konfirmoi gatishmërinë për të zbatuar marrëveshjen e arritur me 4 shtator 2020. Këto katër vite nuk është bërë asnjë hap për zbatimin e marrëveshjes. Me këtë refuzim, Kosova e humbi mundësinë e fuqizimit ekonomik si një vend qendror dhe urë lidhëse mes vendeve të rajonit dhe përtej. U humbën qindra miliona euro investime në rrjetin e gazit e në termocentralin me gaz, në hekurudha e në autostrada, e në shumë investime private. Sikur këto investime të ndodhnin, sot të do kishim një situatë krejt tjetër ekonomike dhe politike. Kosova do të ishte shumë më e fuqishme ekonomikisht dhe në pozitë më të favorshme për të vendosur kursin e zhvillimeve në rajon.” tha Hoti.

    I pyetur për mospranimin e asnjë njohje të re të pavarësisë së Kosovës që nga ajo kohë kur Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës ne kuadër të kësaj marrëveshjeje Hoti tha  se kjo është e  nënkuptueshme me qasjen e kësaj qeverie.

    “Njohjet e reja dhe anëtarësimet vijnë vetëm me mbështetjen e miqve tanë”, tha Hoti.

    Kryeministri i Kosovës në atë kohë, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para katër vjetësh nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të atëhershëm të ShBA-së,  Donald Trump.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti takon Mathisen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

    Kurti: Po vazhdojnë punimet për rrugën Prizren–Tetovë, pritet të nisin punimet nga Maqedonia e Veriut

    Organizoi në datë të gabuar ditën e egjiptianëve dhe s’e përdori emblemën, deputeti e bën horë Kurtin

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.