Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hoti akuzon Qeverinë për abzuim me paranë publike: S’po shohim rezultate në ekonomi edhe pse i kanë shpenzuar 11 miliardë

    28/05/2024 14:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas gjetjeve të organizatës “Demokraci Plus” për shpenzimin e parave të shtetit nga Ministria e Financave për kontrata për shërbime të veçanta.

    Hoti ka thënë se abuzimi me paranë publike është arsyeja se pse nuk po shihen rezultatet në ekonomi edhe përkundër faktit se janë shpenzuar 11 miliardë euro.

    Sipas Hotit, në abuzim futen kontratat njëburimore, kontratat për shërbime të veçanta siç është fjala për Ministrinë e Financave, pagesa të avancave që Hoti thotë se po bëhen si asnjëherë më parë dhe subvencionet për ndërmarrjet publike dhe për rrymën në Veri.

    Reagimi i plotë:

    Organizata “Demokraci Plus” vërteton abuzimin tjetër me paranë publike të Ministrisë së Financave përmes kontratave për shërbime të veçanta. Punët që janë përgjegjësi e departamenteve dhe duhet të kryhen nga zyrtarët përkatës, Ministria paguan konsulentë të jashtëm duke dëmtuar buxhetin e shtetit.

    1. Punët e Departamentit të Tatimit në Pronë, për të cilat angazhohen konsulentë të jashtë, përshijnë: sqarime për komuna lidhur me tatimin në pronë, të dhënat mbi detyrimet e komunave, bashkëpunimin me Zyrat e Tatimit në Pronë nëpër komuna etj.

    2. Njëjtë është edhe Departamenti për Vlerësimin e Pronave të Paluajtshme, ku për punët në vijim angazhohen konsulentë të jashtëm: vlerësimi i pronave të paluajtshme, përdorimin e sistemit të TI-së  në vlerësimin e pronave, përgatitjen e raporteve lidhur me shpronësimet dhe këmbimet e pronave etj.

    Abuzimi me paranë publike është arsyeja përse nuk shohim rezultate në ekonomi nga shpenzimi i 11 miliardë eurove që ka pasur kjo qeveri në menaxhim gjatë këtij mandati. Ky abuzim përfshinë:

    1. Kontratat njëburimore,

    2. Kontratat për shërbime të veçanta sikur këto në Ministrinë e Financave,

    3. Pagesat e avanceve si kurrë më parë,

    4. Subvencione për ndërmarrje publike dhe rrymën në veri si kurrë më parë etj.

    Artikuj të ngjashëm

    “Zoti i bekoftë aleatët tanë”: Hoti shkruan për 26 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s

    Hotit: Kurti s’ka shpëtim nga drejtësia, po bën përdhosje të shtetit dhe i ka vënë njollë demokracisë

    Avdullah Hoti: Bashkë me mërgatën tonë do ta sjellim LDK-në si parti fituese

    Të Fundit

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.