Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Horoskopi ditor

    04/03/2024 17:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dashi

    Nëse nuk doni të bëni një ndryshim shumë drastik në stilin tuaj aktual të jetës, tregohuni më të sigurtë në pozicionimin tuaj. Në dashuri do të ndiheni të vënë në provë nga xhelozia e partnerit/es tuaj.

    Demi

    Mund të keni një takim të papritur me një person që do ju ngrejë moralin, sidomos nëse gjatë javëve të fundit jeni ndjerë të lënë pas dore, sa i takon anës sentimentale. Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme për të nisur një aventurë profesionale.

    Binjakët

    Duhet të përballoni një ditë e cila do ju gjejë më të lodhur dhe më nervoz se zakonisht, ndoshta për shkak të një personi që do të vërë në provë të fortë durimin tuaj. Mos u tregoni shumë kontradiktorë, por mundohuni të bëni vetëm detyrat tuaja.

    Gaforrja

    Parashikohet një periudhë interesante, e mbushur me takime dhe sukses profesional. Gjithsesi ankthi dhe nxitimi do të jenë armiqtë tuaj kryesor. Në dashuri do të jeni më harmonik, por duhet të mundoheni të jeni më shumë pjesëmarrës në çështjet që kanë të bëjnë me familjen.

    Luani

    Kjo ditë ju fton që të kaloni më shumë kohë me familjen tuaj. Doni të ndiheni të dëgjuar në vendin tuaj të punës, kështu që mundohuni që të jeni më autoritar dhe të vendosur.

    Virgjëresha

    Kjo ditë do iu gjejë protagonistë sa i takon një takimi intrigues që do të zgjojë sensualitetin tuaj. Në vendin tuaj të punës duhet të jeni më të kujdesshëm me organizimin e një eventi të rëndësishëm që ka të bëjë me një projekt të ri.

    Peshorja

    Jini të ndershëm me veten tuaj dhe mos vijoni me një projekt tek i cili nuk besoni, pasi në të kundërt do të ishte humbje kohe. Tregohuni të gatshëm të bëni për vete një person që e keni përzemër prej kohësh.

    Akrepi

    Ka disa objektiva të cilat ia keni vendosur vetes tuaj këtë periudhë, kështu që përqendrohuni sa më shumë dhe mos u hutoni nga ankthet e të tjerëve. Në dashuri, ky është momenti më i mirë për të nisur një histori të re.

    Shigjetari

    Përqendrojini mirë të gjitha energjitë tuaja, në mënyrë që të mos shkojnë dëm. Në dashuri do të keni mundësi të mira për të bërë një propozim të rëndësishëm ndaj një personi që pëlqeni.

    Bricjapi

    Kjo javë do të rezultojë shumë e suksesshme sa i takon aftësive tuaja drejtuese, sidomos nëse jeni në kërkim të stimujve të rinj për karrierën tuaj. Favorizohen takimet, ndaj mos jini të ndrojtur.

    Ujori

    Mundohuni të jeni të fortë dhe mos të bini pre e instinkteve, pasi do të jeni shumë intensiv dhe do të humbini kontrollin e veprimeve tuaja. Për të shmangur situatat e sikletshme, mundohuni që të ruani një profil të ulët, sidomos në dashuri.

    Peshqit

    Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të studiuar strategji të reja, të cilat mund të parandalojnë vonesa të mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në prag të nisjes së një projekti të ri. Kjo ditë do të jetë shumë e kënaqshme, ndaj mundohuni të jeni më kurajoz sa i takon investimeve.

    Artikuj të ngjashëm

    Horoskopi sot

    Horoskopi sot

    Horoskopi i kësaj të premte

    Të Fundit

    Petkoviq i pret në Rashkë përfaqësuesit e Listës Srpska, pasi nuk u certifikuan nga KQZ

    “Nga Kika e Hogoshtit fillon historia, te njerëzit e Kamenicës merr kuptim” – Qëndron Kastrati shpall kandidaturën për kryetar të komunës

    Buja padit një faqe në TikTok: Po tentojnë të më dëmtojnë në garë -ndaj çdo shpifësi do të merren masa ligjore

    Parashikimi i analistëve: Zgjedhjet e jashtëzakonshme, zgjidhja për ngërçin politik

    Granit Xhaka zbulon arsyen e vërtetë pse u transferua te Sunderlandi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.