Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Horoskopi Ditor

    03/09/2021 06:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dashi

    Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

    Tregohuni të kujdesshëm me fjalët që do përdorni, pasi mund të përballeni me një konflikt në punë. Maturia do ju bëjë të jeni ndryshe nga të tjerët. Në mbrëmje nuk do të mungojnë lajmet e mira.

    Demi

    Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

    Dhënia vetes shumë kohë për tu menduar, ndonjëherë mund ta vështirësojë zgjedhjen. Por ju mund të vendosni një afat kohor për vendimmarrje dhe t’i përmbaheni atij.

    Binjakët

    Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

    Jeni duke menduar për të ndryshuar punë dhe kjo do të ndodhë më shpejt sesa pritej.Talenti me efikasitetin do bëjë që të dilni triumfues.

    Gaforrja

    Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

    Një person që doni shumë do t’ju bëjë vërtet të lumtur, duke ju thënë një gjë që nuk e prisnit. Shmangni nënkuptimet dhe shfaqini hapur ndjenjat, duke e mbajtur fort këtë ndjesi edhe për të ardhmen.

    Luani

    Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

    Do të ndiheni shumë familjarë, megjithatë edhe shoqërinë nuk duhet ta lini pas dore. Disa persona që ju kanë bërë premtime konkrete do të bëhen të “gjallë”.

    Virgjëresha

    Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

    Një ditë e mbushur me lajme të mira. Mos u gënjeni nga sjellja e mirë e dikujt, sepse e bën vetëm për interes. Do të përdorni të gjitha energjitë tuaja për fitore.

    Peshorja

    Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

    Reflektoni mbi një sërë çështjesh të thëna nga dikush në veçanti. Do ta kuptoni pak me vonesë domethënien e një të vërtete, por gjithsesi do t’ju pëlqejë.

    Akrepi

    Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

    Do të ndiheni veçanërisht në paqe dhe dashuri. Do të dilni jashtë mureve të shtëpisë dhe do të kënaqeni pamasë. Vetëm mos e ekzagjeroni me kujtimet e së shkuarës. Në punë do të merrni rezultate të mira.

    Shigjetari

    Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

    Nëse ndiheni të trishtuar dhe të zhgënjyer, duhet të dini se së shpejti do të ndryshojnë ditët tuaja, sidomos në aspektin krijues dhe atë të punës. Kujdesuni për shëndetin.

    Bricjapi

    Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

    Dita mund të fillojë me jo pak vështirësi. Ju do të duhet të hiqni dorë nga shumë gjëra, për një qëllim. Do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për disa prej jush që të ruani pozitat aktuale dhe të mos bini në nivel.

    Ujori

    Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

    Gjatë kohës së lirë do të mund të qetësoheni duke lexuar një libër apo duke u marrë me veten. Mund të përballeni me shqetësime të vogla, por që do të zgjidhen lehtë dhe shpejt.

    Peshqit

    Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

    Në mëngjes pesimizmi juaj nuk mund të justifikohet, pasi do të nënvlerësoni aftësitë tuaja. Ju duhet të tregoni qëndrueshmëri në situata të caktuara.

    Artikuj të ngjashëm

    Mostbet Casino Mostbet Türkiye Giriş: Resmi Sitesi”

    Trump: Duhej të më jepnin çmimin Nobel për dialogun Kosovë-Serbi

    Dy ish-banorët e BBVK po zyrtarizojnë romancën?

    Të Fundit

    Mostbet Casino Mostbet Türkiye Giriş: Resmi Sitesi”

    Trump: Duhej të më jepnin çmimin Nobel për dialogun Kosovë-Serbi

    Dy ish-banorët e BBVK po zyrtarizojnë romancën?

    Kallas: Veprimet e Izraelit në Gaza nuk janë në përputhje me parimet e BE-së

    Vuçiq paralajmëron “ndryshime të mëdha” në ushtri: Pjesa më e madhe e pajisjeve është blerë në fshehtësi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.