Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Holandë: Kamioni del nga rruga në një lagje, gjashtë të vdekur

    28/08/2022 14:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjashtë persona humbën jetën në një incident në jug të Holandës, kur një kamion u fut në një festë në lagje në qytetin Nieuw Beijerland, të shtunën në mbrëmje, tha policia holandeze të dielën.

    Shtatë persona të tjerë janë në spital, me një prej tyre në gjendje kritike, tha policia.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 rreth 30 kilometra në jug të Roterdamit, por është ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, tha policia.

    Drejtuesi i kamionit, një 46-vjeçar nga Spanja, u ndalua pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident automobilistik me vdekje.

    Policia tha se nuk kishte shenja abuzimi me alkoolin nga drejtuesi i mjetit, por nuk dha detaje të tjera për shkakun e mundshëm të incidentit, raporton Reuters, përcjell Klankosova.tv

    Kompania spanjolle e transportit “El Mosca”, i tha gazetës spanjolle “La Verdad” se shoferi doli nga rruga që kalonte përgjatë digës, derisa u përpoq të parandalonte një përplasje me një fugon.

    Policia nuk e konfirmoi këtë raport, por tha se kishte marrë në pyetje një shofer të një fugoni të bardhë, si dëshmitar.

    Artikuj të ngjashëm

    Heroi i ditës në Skenderaj: E shpëton 4-vjeçarin nga aksidenti që mund të përfundontë me tragjedi

    Aksident trafiku tek konviktet në Prishtinë

    Aksident me fatalitet në Itali: Motoçikleta përplaset me veturën, humb jetën 46-vjeçari shqiptar

    Të Fundit

    Kos paralajmëron nga janari i 2026-ës, roaming falas për Ballkanin

    Trump sulmon Muskun: Do t’i duhej të kthehej në Afrikën e Jugut nëse nuk do kishte marrë…

    Konfirmohet dënimi me 5 vjet burg për shkrimtarin franko-algjerian, Boualem Sansal

    Instituti i Psikiatrisë Forenzike kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara

    Trafikoi 1 ton drogë, arrestohet në Francë 50-vjeçari shqiptar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.