30-vjeçari nga Juniku, Betim Gacaferi vdiq këtë të mërkurë tragjikisht nga një aksident me traktor në mal, shkruan GazetaDemos.
Ai ishte djali i vetëm i familjes, ndërsa pas vetes la gruan me dy fëmijë, një vajzë e një djal.
Një familjar i tij ka treguar historinë prekëse të Gacaferit i cili u rrit jetim nga nëna e tij pasi babai i kishte vdekur po në mënyrë tragjike pas rrëzimit të avionit në Shkup.
“Tezja Lume e ka rrite Betimin dhe motren e tij e vetme sepse burri i saj Sokoli ka vdek edhe ai tragjikisht ne avionin qe u rrezua ne Shkup ne vitin 1992. Sokoli ishte 30 vjec kur iku dhe la nusen me dy femije, djale e qike. Betimi shkoi sot 30 vjeç dhe la djale e qike”, ka shkruar ai.