E dashura e futbollistit Karim Benzema, Jordan Ozuna, fillimisht ka punuar si kamariere në Las Vegas, por sot ajo është pjesë e agjencive të ndryshme të modelingut si State Management, në Nju Jork; Caroline Gleason Management me bazë në Miami; Tricia Brink Management nga Los Angeles; dhe The Salt Agency, e vendosur në Atlanta.
Disa ditë më parë Jordan ka publikuar disa imazhe në Instagram, ku shfaqen të përqafuar teksa po shijojnë një moment intim. Më vonë erdhi një foto e dytë që tregon një pjesë të një videotelefonatë.
Pasi Benzema fitoi Superkupën e Evropës, ajo i është përgjigjur postimit të fundit në Instagram dhe madje kanë ndjekur njëri-tjetrin. Duket se marrëdhënia po shkon më mirë sesa pritej.