Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Historia e komandantit famëkeq që u shfaq në mbrojtje të Vuçiqit në Beograd

    14/03/2025 16:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pjesëtarë të njësitit famëkeq të ushtrisë serbe, “Beretat e Kuqe” janë parë të martën në kampin para Presidencës së Serbisë në mbështetje të atyre që “kundërshtojnë bllokimin e fakulteteve”.

    Një prej tyre ka qenë ish-koloneli Goran Radosavljeviq – Guri, emri i të cilit lidhet me masakrën e Reçakut dhe vrasjen e vëllezërve Bytyçi.

    Por, cila është historia e komandantit famëkeq që dyshohet për masakrën e Reçakut e masakrën mbi familjen Jashari?

    Nacionale kishte realizuar një shkrim me të bëmat e Radosavleviqit.

    Goran Radosavleviq me nofkën Guri, është një nga komandantët më famëkeq serb që dyshohet për udhëheqjen e disa prej masakrave më të mëdha në Kosovë. Masakrat e krimet ndaj Kosovës dhe UÇK-së, Radosavleviq i nisi me krimin mbi familjen Jashari, pastaj me masakën në Reçak e Qyshk të Pejës, për të kulmuar me zhdukjen e pastraj vrasjen e 3 vëllezërve me nënshtetësi amerikane, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi.

    Pas daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor 1997, forcat serbe do të nisnin planet e tyre për ta dëmtuar sa më shumë ushtrinë e cila kishte synim çlirimin e vendit. Normalisht në cak të serbëve ishte komandanti Adem Jashari dhe familja e tij, që vlerësohej si bërthama e UÇK-së, raporton gazeta Nacionale.

    Për këtë, pak muaj pas daljes publike, saktësisht më 22 janar 1998, forcat serbe nisën edhe sulmin e dytë ndaj Jasharëve. Sulmi doli të ishte i dështuar pasi familja Jashari arriti t’i largojë forcat serbe nga fshati Prekaz.

    E sulmi i tretë mbi familjen Jashari doli të ishte fatal. Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 familja e komandantit legjendar do të përballej me artilerinë më të rëndë të ushtrisë serbe. Masakra mbi familjen Jashari do të merrte jetën e mbi 50 qytetarëve, më shumë se 20 anëtarë të ngushtë të familjes së Adem Jasharit.

    Ky sulm dyshohet të jetë organizuar nga një prej komandantëve më famëkeq serb me emrin Goran Radosavleviq, i njohur në Serbi me nofkën “Guri”.

    Radosavleviq aktivitetin e tij kriminal nuk e ndali edhe pas krimit në familjen Jashari. Në janar të vitit 1999 ai udhëhoqi një tjetër masakër të tmerrshme, atë të Reçakut ku u vranë 45 civilë shqiptarë. Edhe këtë krim, Radosavleviq nuk e kishte fshehur.

    “Ishte një veprim legjitim i pastër policor, dhe antiterrorist. Aty nuk pati masakrës, u vranë vetëm terroristët që bënin rezistencë”, kishte deklaruar Radosavleviq për mediat serbe.

    Radosavleviq është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ishte përgjegjës për zhdukjen e më pas vrasjen e Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit. Tre vëllezër shqiptarë me nënshtetësi amerikane, që kishin ardhur për të luftuar në Kosovë. Familja Bytyqi dhe institucionet më të larta të Amerikës, e kishin akuzuar komandantin famëkeq serb se ishte direkt shkaktar për vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi.

    Në vitin 2010, Radosavleviq u bashkua me Partinë Përparimtare të Serbisë të Aleksandar Vuçiqit, presidentit aktual të Serbisë. Që nga maji i vitit 2014, Radosavleviq ishte anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Partisë Përparimtare të Serbisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Dodik: Qëllimi ynë kombëtar është bashkimi me Serbinë 

    “Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

    Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

    Të Fundit

    Bëhet virale në rrjet një video e Era Istrefit duke kënduar kur ishte e vogël te “Gjeniu i Vogël” – e shikonte edhe babai i saj

    Njoftim: Nga kjo ditë do të hapet Pishina e Gërmisë

    IHMK del me njoftim: Nga kjo ditë priten reshje shiu e breshëri

    Sekretari i Thesarit të SHBA-së: Pa marrëveshje, tarifat deri në 50% do zbatohen nga 1 gushti

    Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.