Kryeministri sllovak, Robert Fico është rikthyer në pushtet pas zgjedhjeve të muajit shtator të vitit të kaluar. Ai i priu koalicionit populist dhe nacionalist.
Ai i priu partisë së majtë populiste Smer-SSD dhe i futoi zgjedhjet në muajin tetor me premtimet se do të ndalte ndihmat ushtarake për Ukrainën, por ka mohuar se është pro-rus.
Ndërkaq, në vitin 2018 ishte detyruar të jepte dorëheqje nga posti i kryeministrit pas vrasjes së gazetarit hulumtues Jan Kuciak.
“Nëse Smer hyn në qeveri, ne nuk do të dërgojmë asnjë plumb për Ukrainën”, ka thënë Fico gjatë fushatës së vitit të kaluar.
Ai gjithashtu kishte premtuar se do t’u rezistonte sanksionev perëndimore për Rusinë. Këto qëndrime të tij kanë nxitur njerëzit që ta krahasojnë atë me liderin populist të Hungarisë, Viktor Orban.