Sport

Historia e 1 vjeçarit shqiptar që takoi yjet e Milanit

Gjiganti italian i futbollit, AC Milan ka treguar edhe një lidhjen me tifozët. Gjithçka nisi nga një video e postuar nga Theo Haska në TikTok, e cila nuk kaloi pa u vënë re nga klubi “Rossoner”.

Në video, shihet Theo, një fëmijë 1 vjeçar duke luajtur me top, teksa mban fanellën e Luka Modric, e ku llogaria zyrtare e Milanit komentoi dy zemra kuqezi.

video:


Pak kohë më pas, mesazhi virtual u kthye në realitet, pasi u realizua takimi mes tifozit dhe lojtarëve të AC Milan. Momenti u kurorëzua me foto, nënshkrime dhe emocione të veçanta, duke e bërë këtë përvojë të paharrueshme për prindërit e vogëlushit shqiptar.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button