Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hisen Berisha: Kurti nuk prezanton dije, po mashtron qëllimshëm

    16/03/2023 10:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, është shprehur se kryeministri Kurti nuk prezanton dije, teksa shton se ai po mashtron qëllimshëm.

    ” Ai e ka kriju një opinion për shkak të kinezve të Facebook-ut që janë mundu t’a krijojnë, por edhe disa të “varfër” intelektualisht që e kanë të drejtën dhe mundësinë të flasin në media, si njeriu që po lexon apo njeriu që po dinë. Jo, ai është thjesht teknologjia e mashtrimit tij, retorika. Njerëzit me filozofi sofiste e kanë një retorikë mashtruese të përsosur. Dhe kjo konstaton në atë që ka nevojë qytetari, ku po i dhemb dhe me atë gjuhë i flet. Për këtë e kanë kriju atë opinion, me disa teori, thirrje nëpër terma filozofike. Por, jo. Ai nuk prezanton dije, kjo qeveri në përgjithësi nuk prezanton dije. Kur them dije profesionale – shkencore, për ndërtim të shtetit. Edhe në aspektin e arsimit, ekonomisë dhe vlerave të tjera që përmban”.

    Sipas Berishës, Kurti “e tregon varfërinë e tij me faktin që ai nuk e ka lexu Kushtetutën e Kosovës”, duke i dhënë tutje edhe arsyet pse i thotë këto.

    “Varfërinë e tij e tregoi me faktin kur tha se “unë po i shoh modelet e z. Lajçak dhe po i lexoj materialet se si i kanë zgjidh shtetet e tjera”. Pse ti ke nevojë me pa se si shtetet e tjera paskan bërë një zgjidhje për këto terma, kur ti i ke në Kushtetutën tënde. Kjo do të thotë se zotëria se ka lexu Kushtetutën fare. Ka dyshim që se ka lexu. Se po ta kishte lexu, deklaratën se shpallja e pavarësisë së Kosovës është tradhëti sepse e shmang mundësinë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë, e që ky e ka “bashkimin” veç Kosovë-Shqipëri, nuk e ka bashkimin kombëtarë me trevat që janë jashtë Kosovës. Dhe atë, pasi t’ia përgjysmon 40% të territorit”.

    Ai ndër të tjera akuzoi kryeministrin se nuk i njeh parimet, liritë dhe të drejtat e njeriut në Kushtetutën e vendit.

    “Pra, tregon se ky njeri dhe doli atje pas sa vitesh, doli atje te varri i Skënderbeut me plotë patetizëm e tha “neni 3 nuk po e lejojka”, dmth. ky s’ka lexu Kushtetutë ose ka mashtru qëllimisht. Edhe sot kur po e kërkon ato 15 modelet e Lajçakut, që nuk i bien tamam Kosovës sepse po tregon se nuk ka lexu Kushtetutën dhe nuk i njeh parimet për liritë dhe të drejtat e njeriut në Kushtetutën tonë”.

    “Pra, këto janë tendenca për ta përsosur atë teknologjinë e mashtrimit dhe për t’i mbajtur në hipnozë qytetarët. Ai po mendon me të vërtetë se 47 për qind e qytetarëve janë njerëz analfabetë që nuk e kupton cka po bën. I kanë besu sepse e ka ndërtu kauzën e mashtrimit të tillë. Por, qytetarët e kanë lexu edhe në aspektin ekonomik edhe social dhe poltik”, deklaroi Berisha për Periskopin.

    Artikuj të ngjashëm

    Berisha: Aktet anti-amerikane të kësaj qeverie përbëjnë një rrezik për të ardhmen e Kosovës

    Berisha – Rexhës: Lidhje s’ki me FSK, rri trus

    Berisha i ashpër me Bislimin: Kryenegociatori i të gjitha fatkeqësive po gënjen për autorësinë e statutit të Asociacioni

    Të Fundit

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Haxhiu përsërit qëndrimin: Tërhiqem nëse s’i marr 61 “vota të fshehta”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.