Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hisen Berisha i PDK-së thirrje presidentes Vjosa Osmani: Jepni dorëheqje

    01/06/2024 11:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një postimi në Facebook ka i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani të japër dorëheqje.

    Ai thotë se në këto momente të rëndësishme dhe të vështira për vendin tonë, është e domosdoshme që të merren vendime të mençura dhe të guximshme për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, ku përmend themelimin e Asociacionin.

    “Siç deklaruat edhe ju, (ref. linku në koment), nga procesi i dialogimit, tashme qeveria e kryeministrit Kurti e ka pranuar asociacionin si bashkësi e komunave serbe, me statutin që i jep status autonomie teritoriale dhe politike me kompetenca ekzekutive, një hap që bashkë me pikën 7, të Planit franko-gjerman për eksteritorialitetin e objekteve religjioze, konsiderohet një kërcënim serioz për integritetin territorial dhe unitetin e vendit tonë. Ky veprim është në kundërshtim me interesat kombëtare të Kosovës dhe përbën një rrezik të madh për të ardhmen tonë si shtet sovran dhe i pavarur. Për të mirën e Kosovës dhe për të ruajtur parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë, unë propozoj që Ju, Presidente, të ofroni dorëheqjen tuaj. Ky akt do të shërbente si një mesazh i qartë dhe i fuqishëm kundër pranimit të asociacionit dhe do të tregonte se ju nuk jeni pjesë e kësaj politike që rrezikon të ardhmen e vendit tonë”, tka shkruar Berisha.

    Letra e plotë:

    E nderuara Presidente!

    Në këto momente të rëndësishme dhe të vështira për vendin tonë, është e domosdoshme që të marrim vendime të mençura dhe të guximshme për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Me këtë letër, dua të bëj një propozim të rëndësishëm dhe urgjent që lidhet me situatën aktuale politike dhe veprimet e qeverisë së Albin Kurtit.

    Siç deklaruat edhe ju, (ref. linku në koment), nga procesi i dialogimit, tashme qeveria e kryeministrit Kurti e ka pranuar asociacionin si bashkësi e komunave serbe, me statutin që i jep status autonomie teritoriale dhe politike me kompetenca ekzekutive, një hap që bashkë me pikën 7, të Planit franko-gjerman për eksteritorialitetin e objekteve religjioze, konsiderohet një kërcënim serioz për integritetin territorial dhe unitetin e vendit tonë. Ky veprim është në kundërshtim me interesat kombëtare të Kosovës dhe përbën një rrezik të madh për të ardhmen tonë si shtet sovran dhe i pavarur.

    Për të mirën e Kosovës dhe për të ruajtur parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë, unë propozoj që Ju, Presidente, të ofroni dorëheqjen tuaj. Ky akt do të shërbente si një mesazh i qartë dhe i fuqishëm kundër pranimit të asociacionit dhe do të tregonte se ju nuk jeni pjesë e kësaj politike që rrezikon të ardhmen e vendit tonë.

    Nëse nuk ndërmerrni këtë hap të guximshëm, do të konsideroheni bashkëfajtore në këtë proces, veçanërisht pas dërgimit të letrës nga Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla në Këshillin e Ministrave të BE-së, e cila mund të interpretohet si një mbështetje për këto veprime të qeverisë.

    Për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të treguar përkushtimin tuaj ndaj Kosovës, është jetike që të distancoheni nga këto vendime dhe të ndërmerrni hapin e dorëheqjes. Ky do të ishte një akt patriotik dhe një dëshmi e qartë e angazhimit tuaj për sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë.

    Me respekt dhe shqetësim për të ardhmen e Kosovës,

    Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Berisha: Aktet anti-amerikane të kësaj qeverie përbëjnë një rrezik për të ardhmen e Kosovës

    Berisha – Rexhës: Lidhje s’ki me FSK, rri trus

    Berisha i ashpër me Bislimin: Kryenegociatori i të gjitha fatkeqësive po gënjen për autorësinë e statutit të Asociacioni

    Të Fundit

    Haxhiu vushtrrias vdes në Qabenë e bekuar, do varroset atje

    Vritet një 57 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Lezhë, tre vite më parë i ekzekutuan vëllan

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Kishte shkuar për ta ndjekur koncertin e tij, Gjesti shpërthen në lot, teksa takohet me djalin aftësi të kufizuara

    Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.