Bordi i Drejtorëve të KRU “Hidrodrini” në Pejë, kanë ëmeruar ushtrues kryeshefin ekzekutiv, Besnik Zeqiraj.
KRU “Hidrodrini” në Pejë, sot kanë marrë vendim që të shkarkojnë nga detyra Kryeshefin ekzekutiv, Dri Cena, me efekt të menjëhershëm.
Shkarkimi i Cenes vjen pas vlerësimit negativ të përformancës.
Sipas vendimit të publikuar, përformanca e dobët qëndron për shkak të mos përmbushjes së dy objektivave kryesore të specifikuara në PB, siç janë, dështimi në reduktimin e humbjeve të ujit, dështimi në zvogëlimin e llogarive të arketueshme dhe dështimi në rritjen e të hyrave.