Kanë dalur detaje të reja lidhur me shpërthimin pas mesnate në objektin e Postës së Kosovës në Zveçan, ku ndryshe nga detajet e para tashmë bëhet e ditur se janë hedhur dy granata dore, raporton GazetaDemos.
Njëra prej tyre ka shpërthyer, teksa tjetrën e ka shpërthyer Policia e Kosovës në mënyrë të kontrolluar.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili njoftoi sërish se nuk ka persona të lënduar.
“Një ka shpërthyer dhe një e kemi shpërthyer ne në mënyrë të kontrolluar. Nuk ka lëndime, ka dëme materiale. Policia po punon për ndriçimin e rastit”, deklaroi Elshani.