Në gjykimin ndaj të akuzuarve Millun Millenkoviq, i njohur si “Llune” dhe ish-policëve Aleksandër Vlajiq, Dejan Pantiq dhe Miomir Vakiq, në seancën e sotme, në Gjykatën e Prishtinës është dëgjuar dëshmitari- hetues në Policinë e Kosovës, Idriz Idrizi.
GazetaDemos iu sjell dëshminë e dëshmitarit:
Prokurori: Qe sa vite jeni në pozitën zyrtar hetues?
Idriz Idrizi, hetues: Jam nga viti 2020, ndërsa në intelegjencë jam nga viti 2006, ndërsa në polici nga 2020.
Prokurori: Ku je edhe tani?
Idrizi: Po.
Prokurori: A mund t’i tregoni prokurorit për punën tënde?
Idrizi: Po. Merrem me grupet kriminale dhe individët, fotografi, video dhe situata të tjera që tregojnë.
Prokurori: Ju punoni?
Idrizi: Merrem vetëm me veri.
Prokurori: A mundesh gjykatës t’i tregosh rreth situatës së vitit 2022, a të kujtohet se çka ka ndodhur?
Idrizi: Nga dhoma e hetuesisë kemi marrë monitorimin në katër komunat veriore ku do të vendose KQZ, une me Xhavit Haziri kemi marrë detyrën, dhe ku kemi shkuar në ora 14e10, jemi vendosur, kemi filluar vëzhgimin dhe kemi nisur i formimin në lidhje me atë se çka kemi dyshuar.
Prokurori: Cilat veprime i keni parë atë ditë, si ishte situata?
Idrizi: Në fillim kemi menduar se janë lëvizje të lira të qytetarëve, e kemi vërejtur se dikush po qëndron në dritare e po fotografon por skam mundur ta identifikoje. E kam pa më pas kolegun tonë ka ardhur nga rruga Kollasgimac, tek urat te tre rrokaqiejve siç i quajmë ne, Vllahiq la ardhur pranë zyrës, nonstop e kishte telefonin në vesh, u vërejt që po bisedon me dikë, por nuk e disha se çka sepse isha në anën e rrugës, u ndalë afër zyrës dhe ka bërë disa fotografuar, dritaren, derën e zyrës dhe ka vazhduar rrugën në drejtim të Kollashinës drejt shtëpisë, po ka vazhduar e ka kaluar rrugën. Duke e ditur prapavijën e tij sepse kam punuar me të, duke e ditur që ka shumë kontakte, i kam shkuar prapa, që mos po ndalet Vllahiq dikun në pikën statike ku kanë qenë pjesëtarët e brejtjes civile, në objektin në Kollashinac. Qëllimi im ka qenë që ta shohë se ku po ndalet. Më pas kanë ardhur 4 automjete që ishin duke i përcjellur komisionarët, Vllahiq u kthy menjëherë dhe e ka thirrë dikë në telefon, i ka thënë dikujt, “Doshllisu, brzo, brzo”, “kanë ardhur shpejt shpejt”, kemi qenë 20 metra, jam kthyer me shpejtësi e kam bërë një foto Alelsandar Vllahiqit dhe kam shkuar drejt rrugës ku hanë zyret e KQZ-së në Kollashincs. Pas dy minutave kam pranuar një mesazh në telefon temin, nga një kontakt i imi që e kam caktuar që të qëndrojë në shëtitore në qendër që ta monitorojë Millenkoviq Llunen, ku ishte në restorant Greei, me Miqkon, Millorad Jevtiqin, dhe tjetrin që se kam identifikuar. Pas më vjen foto se Millani ka dalë prej restorant, mesazhi ka qenë. Llune doli nga restoranti dhe po fole në telefon dhe ju ka thanë, “Erdhën erdhën, shpejtë shpejtë dhe mos i harroni ato”, kam shkuar në zyre i kam pa konisionerët se spo e hapin derën. Në ndërkohë janë dëgjuar 4 shpërthime të menjëhershme prapa automjetit të policisë që ishte. Kam vërejtur masë të madhe të njerëzve, pjesën e fytyrës e kanë pasur maska. Në afërsi të soliterit të parë dhe nga aty kanë ardhur shpërthimet. Masa tjetër e njerëzve ka ardhur nga rrugica kollashinac, kanë ardhur të shtënat nga arma pushkë dhe kallashnikov, dhe një kerr prapa rrugës koëlashinac u ndalë tek turma te 3 soliterat. Nga aty nuk kam mundur ta vërejë a është nxjerrë apo marrë diçka nga ajo autoambulancë e cila ka vazhduar rrugën drejtë shtëpisë së shëndetit. Policia dhe komisionerët janë tërhequr për siguri dhe neve na është dhënë urdhër të largohem e të shkojmë në një vend ku mundemi me monitoruar por që jemi yë sigurtë. Kemi shkuar prapa zyrës që i ndanë rruga, trotuar dhe ibri në zonën jugore që është ballore dhe monitorohet lehtë dhe nga aty e kam monitoruar, dhe kur kemi dalë e kemi vërejtur se një turmë prej 10 deti 15 persona, nga turma që ishin te udhëkryqi te rruga kollashinac, kanë ardhur te zyret me mjete të forta gurë apo të tjera dhe i kanë thyer xhamat. Kanë gjuajtur diçka dhe ne kemi menduar shok bomba, kanë hedhur koktej molotivo por nuk është dhezur. Kanë hedhur edhe eksploziv por nuk ka ndodhur. Kanë hedhur edhe diçka mjete shpërthyese dhe kanë ikur mes rrokaqjejve dhe aty pastaj ka ndodhur shpërthimi. Duhet theksohet se te grupi prej 15 personave kam vërejtur se është Llune, ndërsa Vllahiqi ishte në anën e majtë dhe e shikonte. Kemi marrë urdhër nga dhoma që ta verifikojmë gjendjen e zyrës. Në muret shihej vrimat që janë shkaktuar nga shpërthimet, ndërsa një mjet i pa shpërthyer një bombë dore M75, pastaj e kemi njoftuar Drejtorinë rajonale dhe nuk kanë vonuar kanë ardhur hetuesit, EULEX-i dhe KFOR-i dhe e kanë marrë bombë duke e hapur derën me forcë, dhe e kanë bërë eksplorimin me forcë.
Prokurori: Kur ka ardhur ambulantë në drejtim të rrethit, a i keni pa të pa dehurit Vllahiq, Llunem aty?
Mille Millenkoviq ka qenë vazhdimisht. Pantiqin njëhere e kam pa duke e kaluar rrugën nga e djathta në të majtë, një kese e kishte në dorë, Vllahiq asnjëherë nuk është vërejtj asnjëherë veç tek zyret.
Prokurori: Kur e vërejte Që Mille Millenkoviq po i printe turmës?
Idrizi: U vërejke se kudo që lëvizte Llune krejt pas tij, kur ka ardhur ambulanta ai ka shkuar i pari dhe krejt turma pas tij, se kam pa që kanë marrë apo diçka sepse perspektiva ishte e tillë. U vërejtë që ambulanta ka ardhur ka Kollashinac. Dhe është vërejtur që Llune u ofrua. Aty u ndal ambulanta ka qëndruar 10 apo 20sekonda dhe ka vazhduar rrugën drejtë spitalit.
Prokurori: Ju thatë se e ke i vërejtur edhe Dejan Pantiqin se kan një kese në dorë, a ka komunikuar me dikë?
Idrizi: Jo se kam vërejtur, por vetëm e monitoronte situatën me kokën lartë, por jo në telefon.
Prokurori: Thatë që u sulmuar zyra e KKZ-së, a e vërejte dikë?
Idrizi: E kisha 30 deri 35 metra por si kam pa mirë të tjerët sepse ishin me maska, e kam vërejtur Mille Millenkoviq, sepse edhe më parë e kemi pasur cak monitorimi.
Prokurori: Si e vërejtët, që është ai?
Idrizi: Ai ka qenë sepse çdo lëvizje që e ka bërë turma pas tij, por se kam vërejtur që ai ka gjuajtur.
Avokati Dejan Vasiq, kërkojnë shtyrje të seancës sepse se ka dëgjuar snjëherë më parë këtë deklaratë dhe kjo është përherë të parë. Pajtohen të gjithë avokatët.
Prokurori e kundërshton sepse janë marrë vesh paraprakisht dhe s’kanë pasur ankesë. Kemi pasur shumë dëshmitarë nga ana e palës mbrojtëse të të akuzuarve por si kanë kundërshtuar.
Trupi gjykues merr vendim: Pranohet kërkesa e palës mbrojtëse sepse duhet jepur mbrojtja efektive palës mbrojtëse të të akuzuarit.
Prokurori jep kundërshti: Ka shënime sepse iu jep llogari eprorëve të tij, por nëse vazhdon dëshminë ju të drejtë, kështu atëherë bëhet vepër penale.