Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Hetimi: Dokumentimi i krimeve të luftës nuk do të jetë i lehtë

    14/12/2023 18:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Atdhe Hetemi – drejtor i Institutit për Krime Lufte ka thënë se nuk do të jetë e lehtë që të sigurohen dëshmi për këto krime, pasi një pjesë e dëshmive mund edhe të jenë humbur.

    Por, siç tha ai një pjesë e tyre janë koleksionuar nga individë, organizata dhe institucione të caktuara.

    “Padyshim që do të jetë e vështirë dhe ne as nuk guxojmë që të pretendojmë që një gjë e tillë është e lehtë…Unë besojë që më gjithë faktin që është e vështirë dhe ndoshta ndonjë sasi e dokumenteve apo dëshmive të krimeve të luftës mund të jetë humbur, apo zbehur për shkak të kohës, por unë prapë them është fat në fatkeqësi për neve që kemi një numër të institucioneve, organizatash apo individësh të caktuar të cilët kanë arritur që të koleksionojnë një sasi të caktuar të dëshmive apo dokumentacionit”, ka deklaruar ai.

    Ai në Tëvë 1 tha se instituti duhet që të shërbejë si një lloje pike grumbullimi e këtyre materialeve dhe që me anë të tyre gjeneratat e reja ta kuptojnë të vërtetën.

    “Instituti përveç që do të arkivojë apo do të krijojë material për hulumtim për hulumtuesit, apo për institucione të tjera të drejtësisë, unë mendojë që ne duhet që të arrijmë që të koleksionojmë material që t’i shërbenin p.sh shtëpive filmike apo regjisoreve të ndryshme  për prodhimin e dramave e kështu me radhë. Ideja është që të gjejmë forma sa me avancuara që të vërtetën tonë, realisht ta ruajmë…edhe ta ndajmë edhe për gjenerata të tjera.”, ka thënë ai.

    Qeveria e Kosovës ka themeluar Institutin për adresimin e krimeve të Serbisë në luftën e viteve 1998-99 në Kosovë.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera në luftën në Kosovë dhe themelimi i këtij instituti është në kuadër të angazhimit të Qeverisë për të matur dëmet e shkaktuar nga Serbia.

    Kurti tha se me këtë rast u bë edhe një hap për ruajtjen dhe mbrojtjen e kujtesës kolektive e cila do t’i shërbejë qytetarëve dhe brezave të ardhshëm.

    “Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi nuk janë të shkuara. Plagët e luftës janë të thella dhe ende të pranishme. Është e pafund dhimbja. Duke dokumentuar krimet dhe dëmet e luftës ne edhe e ndajmë dhimbjen edhe e bëjmë më gjerësisht të njohur historinë tragjike të shqiptarëve të Kosovës në raport me Serbinë kriminale. Kjo vlen për ta ruajtur historinë dhe për ta kujtuar të shkuarën”, theksoi Kurti.

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.