Sport

Heroi i papritur: 14-vjeçari që ‘rrëzoi’ Italinë duke marrë sekretin e Donnarumma-s

Një histori e pazakontë ka dalë në pah pas fitores së madhe të Bosnjë dhe Hercegovinës ndaj Italisë, në ndeshjen vendimtare që i siguroi kualifikimin në Kupën e Botës.

Protagonist i kësaj ngjarjeje është Afan Cizmic, një djalosh 14-vjeçar që shërbente si “ball boy” gjatë ndeshjes. Ai ka rrëfyer momentin kur vendosi të marrë një copë letre me rëndësi të madhe nga portieri italian, Gigi Donnarumma

“Isha duke e ndjekur ndeshjen me shumë vëmendje. Ndjeja çdo goditje që bënim, çdo pritje – si gjithë të tjerët, edhe unë ndihesha pjesë e asaj ndeshjeje. Ishte një sfidë ‘gjithçka ose asgjë’ për kombëtaren tonë,” tha Cizmic.

Ai shpjegoi se kishte vënë re diçka të pazakontë te portieri italian:
“E pashë që la një copë letre pranë peshqirit dhe po e lexonte herë pas here. Aty ishin të shënuar gjuajtësit tanë të penalltive.”

Bosna Hersek’in, İtalya’yı eleyerek Dünya Kupası’na gittiği maçta İtalyan kaleci Gianluigi Donnarumma’nın penaltı notlarını saklayan 14 yaşındaki top toplayıcı Afan Cizmic: “Maçı dikkatle takip ediyordum. Her şutumuzu, her kurtarışı hissediyordum, herkes gibi ben de kendimi o… pic.twitter.com/ztQHAzMOjF— Sporx (@sporx) April 8, 2026

Sipas tij, vendimi për të ndërhyrë nuk ishte i lehtë:
“Në atë moment pata një dilemë: ta merrja apo jo? Mendova nëse dikush do të thoshte diçka. U nisa, pastaj u ndala në mes të rrugës. Por më pas vendosa ta bëj – çfarë të ndodhë, le të ndodhë. Shkova, e mora letrën dhe ika me vrap.”

Ky moment, që tashmë po komentohet gjerësisht në media dhe rrjete sociale, konsiderohet nga shumë tifozë si një detaj që mund të ketë ndikuar në epilogun dramatik të ndeshjes.

Bosnjë dhe Hercegovina arriti të eliminojë Italinë dhe të sigurojë një vend në Kupën e Botës, në një nga surprizat më të mëdha të kualifikimeve.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button