Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Hendbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia

    27/02/2023 11:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të hënën në mëngjes hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë luajtur ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar. Në Nafplio të Greqisë, vajzat e Kosovëss u përballën me Kroacinë.

    Në periudhën e parë prej tri gjithsej, kombëtarja shfaqi potencialin që ka, ndërsa pas 15 minutave lojë rezultati ishte i barabartë, 8:8. Në periudhën e dytë, lojtaret e Kroacisë ishin dukshëm më efikase, duke fituar 12:2. Periudha e tretë përfundoi 9:6 për Kroacinë, që fitoi në fund me rezultat 29:16.

    Ka pasur gjëra pozitive në lojën e vajzave tona, por edhe shumë lëshime e vendime të ngutshme. Ka kushtuar edhe dëshira e madhe për sukses, që në shumë raste solli nguti dhe përfundim jo të duhur të aksioneve.

    Pasdite Kosova U17 e luan ndeshjen e dytë. Përballë do ta ketë Spanjën, njërën prej favoriteve të kampionatit.

    Është ky Kampionati i 16-të Mesdhetar për grupmoshën U17.

    Artikuj të ngjashëm

    Kroati dyshohet se mbyti gruan, pastaj kreu vetëvrasje

    Pas Malit të Zi, presidenti i Këshillit Evropian arrin në Kosovë

    Krim brenda familjes në Kroaci: Vajza 62 vjeçare vret nënën 84 vjeçe

    Të Fundit

    27 zyrtarë ende s’e kanë deklaruar pasurinë, Agjencia paralajmëron kallëzime penale

    Foda flet para dy ndeshjeve miqësore të Kosovës, kërkon fitore

    “A e kishe martu çikën ma përpara me një serb a me katolik”, aktorja me kritika të ashpëra

    Festa e tifozëve të PSG-së përfundon me tragjedi, dy të vdekur dhe 559 të arrestuar pas festimeve në Francë

    Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.