Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Helmimi i rreth 100 qytetarëve në Han të Elezit, kryetari i komunës tregon se çka mund ta ketë kontaminuar ujin

    11/07/2022 18:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi tha se është stabile gjendja shëndetësore e banorëve të fshatit Gorancë, të cilët dyshohet se u helmuan nga uji i pijes.

    Ballazhi tha se nuk dihet me siguri se nga çfarë janë helmuar banorët, por pranoi se dyshimet janë në ujin e pijes.

    “Bëhet fjalë vetëm për banorët e fshatit Gorancë. Dyshimet janë se janë helmuar nga uji i pijës, por ne nuk e dimë saktësisht”, tha ai

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i ka marrë mostrat e ujit, dhe Ballazhi tha se po i presin rezultatet.

    Kryetari i Hanit të Elezit dyshon se reshjet e fundit të shiut mund ta kenë shkaktuar krejt këtë.

    “Shumica e banorëve furnizohen nga ujësjellësi, që i ka dy burime. Njëri është me rënie të lirë, ndërsa tjetrin e kemi funksonalizuar para pak ditësh dhe me reshjet e fundit që kanë ndodhur, sigurisht dyshohet më shumë se vetëm nga reshjet e shiut mund të ketë ndonjë helmim. Kjo është vetëm dyshim, nuk ka diçka që është e saktë”, tha ai në Frontal të T7.

    Ballazhi tha se të gjithë ata që nuk u ndjenë mirë, u trajtuan në QKMF-në e Hanit të Elezit si dhe në ambulantën e fshatit.

    Ai tha se është në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë.

    “Jam në kontakt. Kam biseduar me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Z. Arsim Berisha dhe ata na kanë ofruar ndihmën. Ne kemi bërë kërkesa për të shtuar stafin mjekësor, infuzionet ose medikamentet mjekësore që janë të nevojshme në këtë situatë.

    Artikuj të ngjashëm

    Deklarohen të pafajshëm tetë të akuzuarit për ryshfet në pikën kufitare Hani i Elezit, veçohet procedura për katër të tjerë

    Djegia e bredhit në Han të Elezit dhe afishet ”Viti i Ri nuk është festë e jona”, arrestohen 4 persona

    Digjet bredhi në oborrin e komunës së Hanit të Elezit, hasen mbishkrime “Viti i Ri s’është festë e jona”

    Të Fundit

    Kremlini mirëpret pezullimin e disa dërgesave të armëve nga SHBA për Ukrainën: Më pak armë, më pranë fundit

    Policia fton qytetarët që të lajmërohen nëse u ndjenë të mashtruar nga tre persona për donacione

    Lihet në burg Zamir Meta, pranon akuzën për përdhunimin e të bijës

    BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

    Netanyahu: Nuk do të ketë Hamas, ka mbaruar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.