Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi i dhanë fund lidhjes së tyre në shtëpinë e Big Brother Vip, por duket se debatet mes tyre vazhdojnë.
Një vendim i Heidit, që nxori në nominim Vesa Smolicën e cila u eliminua nga Big Brother Vip, ka shkaktuar zemërim tek Romeo Veshaj, i cili i kërkoi llogari ish-partneres.
Por kjo e fundit është shprehur se kjo ishte një zgjedhje e saj duke iu drejtuar Romeos “gjithmonë më ke hedhur poshtë”. Ndërsa ky i fundit iu përgjigj duke i thënë “të kanë shpërlarë”.