Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haziri: Marrëveshja Kurti – Vuçiq më e keqja –  Kryeministri ka arritur në pozicionin e doktrinës serbe

    08/05/2024 20:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për veprimet e tij në raport me dialogun Kosovë – Serbi.

    Haziri në “Five” të TV Dukagjinit, tha se Kurti është në fazën e rezistimit sa i përket kushtëzimit për anëtarësim në KiE me Asociacionin. Sipas tij, ashtu sikurse në të kaluarën, Kurti mund të lëshojë pe, por Kosova do të humbë kohë të vlefshme.

    Ish-kryetari i Gjilanit tha se marrëveshja e arritur në mes të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel e Ohër, është marrëveshja më e keqe që i ka ndodhur Kosovës.

    Sipas tij, Kurti e ka degraduar dialogun duke mbërritur në pozicionin e strategjisë serbe që “gjithçka mund të pranojë, vetëm pavarësinë e Kosovës jo”.

    “Logjikisht sot është në fazën e rezistimit, mbledhja e qeverisë, fjalimi i gjatë. Kurti e ka një problem, marrëveshja Kurti-Vuçiq është marrëveshja më e keqe që i ka ndodhë Kosovës në aspiratën e saj për liri dhe pavarësi. Ai ka degradu nga një marrëveshje obligativisht ligjore me njohje formale që Kosova e ka pas të garantuar, ai ka degradu në një marrëveshje të përkohshme me njohje defakto, dhe e cila e lë konfliktin e ngrirë. Ka mrri në pozicionin e doktrinës serbe, strategjisë serbe në dialog, që gjithçka mund të pranojë, vetëm jo pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

    Haziri theksoi se në të kaluarën Kosovva qëndronte më mirë sa i përket dialogut me Serbinë, sepse sipas tij ishte në tavolinë njohja dejure. Sipas tij me largimin e njohjes dejure nga tavolina “Kurti i ka dhënë Serbisë mjete të fuqishme në dorë”.

    Ai u shpreh se në marrëveshjen e tre shtatorit të vitit 2020, e cila më shumë ishte marrëveshje ekonomike, Serbisë më vonë do i kërkohej njohja e pavarësisë së Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Lumir Abdixhiku: Nga një fitues te tjetri – LDK shpall Besnik Osmanin kandidat për Fushë Kosovë

    LDK garon me Driton Selmanajn në Prizren

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Të Fundit

    KEDS-i mobilizohet për situata emergjente, blen 8 gjeneratorë mobilë

    Rusia nis sulm të madh ndaj Ukrainës pas kritikave të Trumpit ndaj Putinit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.