Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haziri: Shumica e deputetëve të pakicave i janë subordinuar VV-së – Qeveria e Unitetit, zgjidhja e vetme

    12/06/2025 18:33
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se tash e disa muaj është folur për mundësi të qeverisjes së pakicës, me shumë si pritje e mundësi që ish-opozita ta shkaktojë.

    Haziri tha se për këtë, nuk është shkaktuar asnjë veprim për të krijuar situatë të re politike dhe se nuk është ndërmarrë asnjë veprim politik që ndërton besim se këto parti mund të arrijnë shumicën e thjeshtë për të krijuar mundësi qeverisjeje.

    “U faktua gjendja reale që nga 11 deputetë të pakicave jo serbe, shumica absolute i janë subordinuar me lojalitet VV-së, përmes Emilja Rexhepit e Elbert Krasniqit. Këta dy deputetë kanë shkuar aq larg sa që bashkëpunimin historik me LDK-në e kanë kthyer në lexim deklaratash si parti shoveniste. Kaq larg i ka çu VV-ja për interesa ditore”.

    “Deputetët që dalin nga partitë politike shqiptare nuk kanë ofruar asnjë siguri për bashkangjitje këtij opsioni, si rasti me z. Limaj dhe marrëveshja e pazbatueshme me VV-në. Ndërkaq, nëntë deputetë të Listës Serbe nuk janë pjesë e asnjë procesi politik prej 9 shkurtit”, shkroi Haziri.

    Tutje, ai u shpreh se në këtë gjendje faktike, duhet të sillen në mënyrë racionale drejt një opsioni për një mundësi kalimtare, me agjendë, formacion e qëllim të përbashkët.

    “Për nëntë muaj, do të shkaktoheshin procese të reja dhe hapen mundësi tjera. Përfundimisht, Qeveria e Unitetit është zgjidhja për ta nxjerrë vendin nga bllokada”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Kastriot Shabani, kandidat i LDK-së për komunën e Shtimes

    Kushtetuesja dhe afati 30 ditor, Lushaku-Sadriu: Jemi tepër vonë… 

    Ilir Ferati rikandidohet për kryetar të Istogut

    Të Fundit

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.