Anëtari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar ndaj bisedave të publikuara mes anëtarëve të kësaj partie në Viber. Ai tha në “Politiko” se kushdo që i ka nxjerrë mesazhet “nuk i bën nder LDK-së.”
“Une me ua nxjerr tash atyre sms-të mu që m’i kanë shkruar, ose Lumir Abdixhiku nesër me ua nxjerr sms-të [mesazhet] atyre, ata as në sheher s’mund të dalin mo.”
Me tone të larta, Haziri la të kuptohet se zbulimi i së vërtetës do të turpëronte shumë figura.
“Me bo me folë une çka di në këtë vend, shumë njerëz ju vije marre me dalë nëpër qytete.”