Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haziri për Asociacionin: Çdo marrëveshje që po vjen, më e keqe se tjetra

    03/11/2023 09:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka folur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Sinjali.

    Haziri ka thënë se ajo që ka arritur kryeministri i vendit, Albin Kurti, është tendenca që t’ia ndërrojë emrin Asociacionit në ‘vetëqeverisje lokale’.

    “Vetëqeverisja lokale që është term më i butë se vetmenaxhimi i pakicës kombëtare. Secili le ta merr Konventën evropiane të pakicave kombëtare le të lexon çka është vetmenaxhimi edhe vetëqeverisja lokale te Konventa e Pushtetit Lokal. Vetmenaxhimi i pakicës nacionale, ndërrimi i emrit nuk është përmbajtja e Zajednicës. Kompetencat që kanë me ju shtru trupat që kanë me iu ndërtu dhe përgjegjësitë që i kanë autonome për fushëveprimtaritë e veta është thelbi i kësaj. Nuk është bë publike dhe unë rezervohem për të diskutuar për diçka që e kanë vetëm 3 njerëz, Lajçak, Kurti dhe Vuçiq e kanë dokumentin e shkruar”, tha ai.

    Ai në emisionin “Click” në RTV21 ndau shqetësimin e tij lidhur me draftin për asociacionin që iu është dorëzuar Kurtit.

    Haziri u shpreh se secila marrëveshje që po vjen po është me e keqe se ajo e mëparshmja.

    “Unë i kam lexu 15 modelet që i ka trajtu ndërmjetësit ndërkombëtarë. Secili rast është për mënyrën kohën kontekstin. Këtu ka përzierje të dy-tri modeleve evropiane. P.sh i pakicës në Suedi në një segment ose dy segmente të caktuara. Ki modelin e të drejtave të gjermanëve në Belgjikë në një ose dy sektorë të caktuar”, tha ai.

    Nëse thuhet se nuk do të preket Kushtetuesja, sipas Hazirit kjo është e pamjaftueshme për të garantuar që në periudha kalimtare mos të preket ajo.

    “Mas Asociacionit ka me ardhë marrëveshja për kishën. Nuk është marrëveshje për organizimin e kishës (ajo është e garantuar në Kushtetutë) por, për pronën e kishës dhe për statusin e kishës, pak a shumë është formati i Malit të Zi. Zoti Kurti e ka thanë Po-në e fortë dhe e ka hedhë ngjyrën e tij në letër. Besimtari i majtë i Kurtit nuk i intereson përmbajtja. Jo-ja është bërë po. Te VV është mashtrim i madh “Jo” me u bë “Po””, tha ai.

    Haziri theksoi se Kurti pranoi edhe kompetenca ekzekutive dhe nivel tjetër të pushtetit për komunat me shumicë serbe.

    Ai tha se është duke u ndërtuar skenari qysh mos me u vonu, sipas tij BE-ja nuk e pret Kosovën dhe Serbinë më shumë se disa muaj. Nënkryetari i LDK-së tha se muaji shkurt është larg!

    Haziri tutje tha se Kurti ka pranu një draft dokument të cilin e kanë emëruar “Model evropian i moderuar” nuk quhet “Model i Kosovës”, praktikisht është bërë kombinim i disa modeleve.

    Artikuj të ngjashëm

    Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë Marrëveshje bilaterale për Mbrojtje dhe Siguri 

    Raportohet se ëshëtë arritur marrëveshja Kosovë – Serbi për personat e pagjetur

    Këto janë 5 marrëveshjet që sot Kosova dhe Kroacia i kanë nënshkruar

    Të Fundit

    Festa e tifozëve të PSG-së përfundon me tragjedi, dy të vdekur dhe 559 të arrestuar pas festimeve në Francë

    Shtrenjtimi i energjisë për prodhuesit vendor, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë

    Kurti: Kinemaja “Lumbardhi”, monument i trashëgimisë kulturore dhe frymëzim për gjenaratat e ardhshme

    SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore 

    24 dështime për konstituimin e Kuvendit, Tahiri sugjeron opozitën t’i ndërmarrë këto tri veprime

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.