Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Haziri: Nesër Kurti e ndan përgjegjësinë me Kuvendin, duke e larguar nga vetja

    15/01/2022 00:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se akoma nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti për referendumin serb.

    “LDK-ja është në konsultime të brendshme dhe Grupi Parlamentar i saj po shqyrton të gjitha kërkesat dhe nevojat dhe në konsultim final kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të japë fjalën finale rreth pjesëmarrjes së LDK-së në seancë. Kjo seancë nga ne duhet të shihet që kryeministri dëshiron që ta fshehë rolin e tij prapa Kuvendit, pra ta pjesëtojë përgjegjësinë e tij karshi këtij procesi të rëndë me Kuvendin e Republikës që dallon nga angazhimet e tjera politike dhe proceset që Kosova ka pasë deri tash”.

    Haziri ka deklaruar se Kurti po do që ta largojë përgjegjësinë e këtij vendimi nga vetja dhe ta ndajë atë me Kuvendin.

    “Nesër ka të bëjë me pjesëtim të përgjegjësisë – nesër kryeministri [Albin Kurti] e ndan përgjegjësinë me Kuvendin. Do t’ia atribuojë përgjegjësinë Kuvendit duke e larguar nga vetja, edhepse me rol kushtetues kryeministri ka të drejtë të sjellë vendim dhe në një mekanizëm politik t’i njoftojë partitë pjesëmarrëse në Kuvend, shoqërinë civile dhe popullin e Kosovës për këtë vendim. Me vet faktin që i atribuohet Kuvendit ai është i interesuar që me partitë politike pjesëmarrëse në Kuvend ta ndajë përgjegjësinë për vendimin e tij për moslejimimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë”.

    Ai, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, tha se kryeministri Albin Kurti i ka numrat por nuk e ka guximin që të përballet me këtë proces politik të cilin e ka cilësuar si të rëndë.

    “Kryeministri i Kosovës [Albin Kurti] e ka mazhorancën politike, por nuk e ka guximin politik me shty procesin përpara ashtu siç janë dakorduar me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe presidenten Vjosa Osmani. Ndjehen të pamjaftueshëm dhe të vegjël karshi këtij vendimi. Natyrisht që opozita, duke përfshirë edhe liderin e opozitës Lumir Abdixhiku, ka nënvizuar nevojën që për procese të rënda të ndërtohet një konsensus dhe Kuvendi i Republikës të ketë fjalën e vet. Roli i opozitës duhet të jetë në Kuvend dhe ne nuk kemi opsion tjetër përpos Kuvendit që është organi më i lartë i shtetit aty ku duhet të diskutohen vendimet e rënda dhe ku duhet të diskutohet, debatohet dhe shfrytëzohen të gjitha mjetet politike dhe të shoshitet vendimi final në mënyrë që të mos lejohet që Kosova të vazhdojë me status-quo karshi një procesi gjithëpërfshirës i cili ka nevojë që Kosova ta dinamizojë dhe kjo dinamikë e re çon drejt një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse që është edhe qëllimi kryesor”.

    Artikuj të ngjashëm

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Të Fundit

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.